Basha i bindur/ Rama do vrasë për pushtet, por djali i vogël i shkon në Gjermani

Basha i bindur/ Rama do vrasë për pushtet, por djali i vogël i shkon në Gjermani

22:17, 22/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sonte në emisionin “Të paekspozuarit”, duke adresuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, qeverisja e Ramës me kriminelë, është bërë rrugë, dhe se shtëpitë e unazës po prishen që të pasurohet vila e Surrelit. “Ai është gati të bëjë gjithçka për pushtet, jo vetëm të vjedhë por edhe të vrasë”, shtoi Basha.

“Djali i  vogël i Ramës shkon në Gjermani me paratë e vjedhura të babait. Gjysma e parave të rrugës shkon në xhepat e Eid Ramës.

Kompania është në off shore. Projekti nuk është projekt zhvillimi, por është një projekt i Edi Ramës, jo i qytetarëve.

Shtëpitë e unazës po prishen që të pasurohet vila e Surrelit.

Ai është gati të bëjë gjithçka për pushtet, jo vetëm të vjedhë por edhe të vrasë.

Banorët janë në të drejtën e tyre, kushtetuta ua jep këtë të drejtë, për strehim.

Ndryshimi korruptim i ligjit në vitin 2015, që certifikoi urbanizimin, pastaj legalizimin, këtë e bëri për ti hapur rrugë kësaj afere.

Nuk mund tu merret banesa banorëve pa shpronësim.

Qeverisja e Ramës me kriminelë, është bërë rrugë.

Të respektohet e drejta e banorëve për pronën. Afera 40 milionë euro,nuk e justifikon koston e rrugës.

Ligji u jep atyre të drejtën për shpronësim, edhe kur janë në proces legalizimi.     

Kjo kontratë dhe të tjera do të jenë objekt i ligjit antimafie. Biznesmenëve nuk do tu japim asnjë lekë,                    kur të vërtetohen që këto kontrata janë afera korruptive”, u shpreh Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp25/11/2018 11:11

A keni depozituar Ju z.Basha ne Kuvend nje nisme ligjore, per ndryshimin e ligjit te 2015, Urbanizim pastaj Legalizim.Nese jo, pse?.Ju fshiheni pas Edi Rames dhe Edi Rama fshihet pas jush.

taku25/11/2018 09:28

z.Basha e kuptoj llogjiken tende eshte shume e sakte pooor.......jo per ketu ndoshta per ne nje vend me demokraci te konsoliduar dhe jo te ne qe te pastrohet truri i njerezve nga doktrina komuniste do te duhet kohe.. te ne,njerezit jane te traumatizuar ata nuk jane te lire te veprojne dhe te mendojne,duke pasur nje qeveri harbute ata qe jane ne aktivitet privat kane frike nga taksidaret,ata qe punojne ne shtet kane frik vendin e punes ,ata qe jane pa pune i tremben burgut,mediat jane totalisht nen thundren e qeverise. Prandaj qe te drejtosh opoziten ne keto kushte dihet qe eshte e veshtire,por ne radhe te pare eshte pergjegjesi dhe kjo pune duhet pare mire se me gjith keto poshtersi qe po luhen mbi kete popull dhe mos te kete reagim mbare popullor,kjo eshte dobesi e opozites e cila nuk eshte ne gjendje qe ta mobilizoje popullin ky eshte misioni i saj dhe jo vetem te dale neper protesta sikur eshte ojq,por ne radhe te pare te jete bindese duke paraqitur alternativat e saj dhe duke sakrifikuar se deputetet e saj akoma nuk i njohim kush jane vetem me disa kokra te tjeret i ka sa per numra.Opozita duhet te jete shprese per popullin duhet te jete bindese per rritjen e mireqenies ,per te na treguar se para ligjit te jemi te gjithe njesoj,per te na bindur se kryeministri i vendit mbasi mer votat kur ulet ne ate karrike eshte kryeminister i te gjith shqiptareve jo si ky zhgarravina qe kemi qe akoma i ka ngel ora te luta e klasave,prandaj zoti Basha kur te arini ta bindi popullin rama do dali nga penxherja per te ikur jo nga dera,se nuk do ket polic qe ta fshehi posht fundit apo panatallonave.

projekti23/11/2018 17:32

shiko mar bash se ky projekt eshte miratu kur ke ken ti ne qeveri dhe ti je nder themeluesit e ketij projekti pse se thu kete.

t23/11/2018 06:08

"Ai eshte gati te beje gjith?ka per pushtetjo vetem te vjedhe ,por edhe te vrase"- thote luli.Po ti mer lul çfare je gati te besh qe ta ndalosh kete monster.Perbindshat nuk ndalen me fjale siç ben ti.Me revolta si kjo e astirianeve, edhe me te forta se kjo ,e degdisin jasht shqiperise ate me oligarket e pangopur.Boll llape,dil ne krye te protestave deri ne rrezimin e perbindshit ose hap rruge ,se kjo qe po ben tani ne kete kohe,eshte te hedhedh gurin e te fshehesh doren.

Shto koment

Denonco