‘Respekti’ i Ramës për policinë? FOTOT që i heqin maskën ‘surrelsit’...

‘Respekti’ i Ramës për policinë? FOTOT që i heqin maskën ‘surrelsit’...

22:10, 22/11/2018
A+ Aa A-

Edi Rama e ndezi sot protestën e banorëve të Unazës së re kur lëshoi një lum me sharje dhe fyerje ndaj tyre.

E pas këtyre deklaratave të Ramës, protestuesit që ishin jashtë parlamentit, u përplasën me policinë, ku një police e re, vajzë 26 vjeçe dëmtoi gishtat e njërës dorë.

Kaq mjaftoi që Rama e sejmenët e tij bashkë me median e kapur, të ngrinin një furtunë në gotë, për dhunë të qytetarëve ndaj policëve.

E pasdite po i njëjti, Edi Rama nga dera e Spitalit Ushtarak doli e tha se, plagosja e polices Ina Nuku, ishte vija e kuqe për të e nuk do të toleronte.

E kush Rama.

Njeriu që i çoi protestuesit e tij të masakronin policinë, kur organizonte protestat për të ardhur në pushtet. Respektin për Policinë e Shtetit, Rama e tregoi edhe në 21 janar, kur ndërseu kriminelët që kishte marrë në protestë të qëllonin policinë me gurë dhe tulla.

Rama sot del e qan e vendos vija të kuqe, harroi se si një polic e la të paralizuar dhe dhjetëra të tjerë me plagë të rënda, që ngelën në spital për ditë të tëra.

E Rama që flet sot për dhunë ndaj policisë, duket se e ka harruar dhunën që me urdhër të tij ushtrohej ndaj policisë.

Më poshtë keni vetëm disa pamje të asaj dhune:

ImageImageImageImageImageImage

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Altin22/11/2018 22:29

:-),po car respekti kane keta per policine aman.psh ka tre dite qe po perseritet konkursi per komisar,dhe nuk u mjaftuan qe i genjyen njehere mbi 300 oficere te ndershem,por perseri e kane nxjerre testin tek personat e perzjedhur nga partia per ti bere shefa,dhe kane bere nje test pa lidhje dhe te pa bazuar ne asnje baze ligjore,ku mund ta fitojne vetem ata qe kane lexuar testin.turp,dhe hajduteri e paster.

Shto koment

Denonco