Kokëdhima: Ajo që po bën Rama ndaj banorëve të Unazës së Re është akt barbar

Kokëdhima: Ajo që po bën Rama ndaj banorëve të Unazës së Re është akt barbar

20:43, 22/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së policisë dhe qeverisë, ndaj banorëve të Astirit.

I ftuar në studion e ‘Opinion’ në News 24, Kokëdhima shkruan se që po ndodh sot në Unazën e Tiranës me ato banorë dëshmon fatkeqësinë e popullit tonë.

Sipas tij ky është një sulm i pashembullt fatal mbi ata banorë që janë në të drejtën e tyre.

“Ndërtimet e tyre nuk janë të paligjshme, por si gjithë ndërtimet informale të bëra në 25 vite të shkuara. Ata banorë goditen fatalisht. Janë në të drejtën e tyre për të mbrojtur pasurinë e tyre. Është krim dhe akt çnjerëzor goditja e këtyre banorëve. Ç’ndryshim ka një shtëpi e ndërtuar atje, apo një shtëpi në Transballkanike në Vlorë. Programi i Zgjidhjes është asnjë ndërtim i bërë para vitit 2013 nuk do të shembet. Ndërtimet në Shqipëri, nuk ka pasur mundësi të bëheshin në mënyrë të ligjshme se mungonte kontrolli. Prandaj çështja e atyre banorëve sot është çështje e të gjithë Shqipërisë,” tha Kokëdhima.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco