Bashkëshortja e burrit që qëlloi Ramën me këpucë: Nuk kam frikë nga burgu as nga kryeministri

Bashkëshortja e burrit që qëlloi Ramën me këpucë: Nuk kam frikë nga burgu as nga kryeministri

19:17, 22/11/2018
A+ Aa A-

Nëna e Dorjan Protoduarit, i cili u arrestua paraditen e sotme nga policia gjatë protestës para parlamentit, si dhe bashkëshortja e Flori Protoduarit që qëlloi Ramën me këpucë,  Lindita Protoduari, deklaroi mbrëmjen e sotme se ajo nuk ka frikë.

Gjatë protestës në Unazën e Re, Lindita Protoduari deklaroi se as ajo si burri dhe djali i saj nuk i trembet burgut, ndërsa shtoi se Rama nuk do të mundet kurrë tu prishë shtëpitë banorëve të Unazës së re.

“Nuk trembem nga burgu i Edi Ramës që më ka arrestuar djalin dhe burrin. Sa po dal nga serumi. Jam një nënë krenare që do luftoj deri në ditën e fundit, se këto shpi nuk ka për t’i prishur, derisa të vdes. Më ka ardhur në spital dhe më ka thënë që nuk kam ardhur për ty. Dhe i kam thënë që e kam për turp të vish tek mua mo kryeministër drogaxhi, mo kryeministër i korruptuar”, tha Lindita Protoduari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco