I dërguari i Ramës në Gjermani refuzohet nga CDU

I dërguari i Ramës në Gjermani refuzohet nga CDU

17:49, 22/11/2018
A+ Aa A-

Vizita e djeshme e Taulant Ballës në Berlin synonte vetëm grupin parlamentar të CDU, partisë së kancelares Merkel, në Bundestag.

Qëndrimi i këtij Grupi është kyç në vendimmarrjen e Gjermanisë për hapjen e negociatave.  Prandaj, në krye të një delegacioni parlamentar e qeveritar të PS ai tentoi shumë e loboi me çdo mjet të mundshëm për të berë një takim të shkurtër  e shkrepur foton e rastit me dy politikanë:

Ralph Brinkhaus, shef i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag e Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Çështje të BE. Balla dështoi në të dy rastet pasi kerkesa për takim ju refuzua pa dhënë shpjegime.

I vetmi takim institucional i delegacionit Balla u bë me deputetin Thorsten Frei, raportet për Shqipërinë dhe Heribert Hirte si përfaqësi zyrtare e grupit. Thorsten Frei është i njohur për publikun nga qendrimet e tij kritike ndaj Edi Ramës për drogën, Tahirin etj.

Burime nga CDU thonë se Balla e delegacioni nuk ofruan asnjë shpjegim bindës për 7 Pikat Krichbaum që janë kushtet e Grupit CDU për hapjen e negociatave me BE si dhe për tre pika ekstra që lidhen me ekonominë.

Balla nuk ka ditur çfarë të thotë edhe për lidhjen e tij me trafikantin e drogës Edmond Bego. Ne tetor pese  deputetë të CDU i kerkuan sqarime qeverise se tyre lidhur me skandalet e Ballës; kjo për faktin se Balla eshte shef i grupit të miqësisë Shqiperi-Gjermani në Parlament.

Përgjigja e qeverisë pritet në fund të nëntorit.

Këto skandale janë shkaku kryesor i refuzimit të Ballës nga Brinkhaus e Krichbaum

Takimet e tjera në Bundestag u bënë me deputetë periferike e pa lidhje me Shqipërinë e Ballkanin.

Ndonjë prej tyre kanë interesa biznesi këtu

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Malo22/11/2018 18:28

Katnari i Librazhdit eshte bere me pare e kujto se ka ndryshuar lekuren!!! Te vesh kujen!

gramoz22/11/2018 17:57

O tempora, o mores! Tualet palla ne Gjermani nari librazhdit, o zot ne dor te kujt ka ra Shqipnija. Katnari ne qytet, atdheu ne rrezik!

Shto koment

Denonco