Denoncimi/ Zhduket një fëmijë tek Unaza e Re, nuk dihet fati i tij! Policia hesht

Denoncimi/ Zhduket një fëmijë tek Unaza e Re, nuk dihet fati i tij! Policia hesht

17:49, 22/11/2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme, gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re!

Një qytetar ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, zhdukjen e një fëmije 8 vjeçar, për të cilin nuk dihet asgjë, që pas arrestimit nga policia të nënës dhe babait të tij.

Sipas qytetarit nuk dihet fati i 8 vjeçarit, ndërkohë që prindërit e tij ndodhen në komisariat.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Zhduket një fëmijë 8 vjeçar i një çifti protestuesish paqësor që arrestohet nga narkopolicia e Edvin Kristaq Urrejtjes! sb

Pershendetje Dr.Sipas te dhenave ne media dhe ne terren eshte arrestuar nje çift qe po protestonte krejt #paqesisht pa kryer asnjë veprim te dhunshem kunder shembjes se shtepisë se tyre dhe me skandaloze eshte fakti se kanë nje femije te mitur 8 vjec dhe nuk dihet fati i tij fizik as psikologjik.Ju lutem publikojeni.Pa emer derguesi kuptohet.Faleminderit        

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco