FOTO/ Deputete e PD-së vizitojnë të plagosurit në spital

FOTO/ Deputete e PD-së vizitojnë të plagosurit në spital

16:56, 22/11/2018
A+ Aa A-

Deputetët e opozitës kanë vizituar banorët e plagosur, të “Astirit”, të cilët pas përplasjes së sotme me Policinë, përfunduan në spital.

Në shenjë mbështetje, deputetët e PD, Tritan Shehu, Bardh Spahia, Flamur Noka, Dhurata Çupi si dhe deputeti i LSI Endrit Braimllari.

Deputetët u njohën nga afër me dëmtimet e të plagosurve.

Nga ana e tij, deputeti i LSI shprehu solidarizim të plotë si me protestuesit e plagosur ashtu edhe  me oficerët e policisë së shtetit.

“Në mes të protestuesve kishte, civilë të cilët hidhnin kapsolla kundrejt kolegëve të tyre. Edi Rama të mos përdorë gratë dhe burrat e policisë së shtetit për interesat e tij politike. Oficerët e policisë janë prindër të këtij vendi mos u përdorni nga një kryeministër kriminel”, u shpreh Braimllari.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco