PD në qeverisje, Basha: Eliminim i menjëhershëm i akcizës së naftës

PD në qeverisje, Basha: Eliminim i menjëhershëm i akcizës së naftës

14:31, 22/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi sot në bashkëbisedimin e opozitës së bashkuar me biznesin e grupet e interesit se Buxheti i vitit 2019 është më katastrofiku i Shqipërisë pluraliste. Po ashtu, ka prezantuar edhe projektet e Partisë Demokratike në qeverisje, ndërhyrjet e menjëhershme në strukturën e ekonomisë, si eliminimin e menjëhershëm të akcizës së naftës. 

"Buxheti 2019, - tha Basha, -është Buxheti që legjitimon zhvatjen dhe vjedhjen me ligj të shqiptarëve, të taksave të tyre, të burimeve të tyre natyrore dhe rëndon mbi ta një shifër borxhi rekord, që e agreguar me borxhin e fshehur të PPP-ve,  thyen për herë të parë tavanin ogurzi prej 80%.

Kjo falë projektit më korruptiv të Ballkanit, projektit të ashtuquajutur 1 miliard që po i afrohet shifrës 3 miliardë! Pra, dhënies së 15-20 koncensioneve, 10-15 oligarkëve të vendit, me një vlerë sa gjithë buxheti vjetor i Shqipërisë.

Rritja e borxhit, konçensionet dhe favoret fiskale për një grusht njerëzish kanë sjellë një faturë të tmerrshme për të gjithë sektorët e ekonomisë, që nga ambienti tmerrësish negativ për investimet dhe biznesin, ambienti fiskal, shpenzimet fiskale për pensionistët, shtresat në nevojë, shëndetësinë, arsimin, të rinjtë, studentët, dhe kjo në një kohë kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për një buxhet realist që të ndalë dramën e madhe të boshatisjes së vendit, ku 1 në 6 shqiptarë është larguar në vitet e qeverisjes së Rilindjes së Edi Ramës.

Ka nevojë për një buxhet që të adresojë nevojat akute të mbi 1590 mijë familjeve në nevojë ekstreme ekonomike, për të cilat Edi Rama ka rezervuar në këtë buxhet një shumë të barabartë me atë që planifikon të hedhë për 2 km në Unazën e Re,. Mesatarisht një gjysëm milimetri asfalt të Unazës së re duke i detyruar të marrin vendime ekstreme të largimit dhe duke e çuar Shqipërinë në parametra afrikanë, ku 250 mijë shqiptarë nuk hanë dot më shumë se një vakt në ditë.

Por sot derisa kjo qeverisje e falimentuar kërkon ta kalojë Buxhetin, është detyra jonë si opozitë të bëjmë transparencën në praninën e përfaqësuesve të grupeve të interesit, të të gjithë shtresave të shoqërisë.

Kryetari i PD-së në vijim të takimit ka dhënë alternativat që do të afrojë Partia Demokratike në pushtet:

Janë shtatëfishuar paratë që paguan biznesi, sipërmarrja e vogël (e gjithë sipërmarrja, por sipërmarrja e vogël e ndjen akoma më shumë) për pushtetin vendor. Pra vendosja e një kufiri me ligj dhe thjeshtimi i të gjitha procedurave të ndërveprimit me të gjitha agjencitë shtetërore, prania e të cilave në biznese nuk mund të shkojë për terror siç shkon sot. Por duhet të shkojë për të ndihmuar klimën e biznesit.

 Një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në komoditetet që kanë të bëjnë me strukturën e ekonomisë, naftën.

Eleminimi i menjëhershëm i akcizës apo taksës së qarkullimit, plus taksës së karbonit 314 lekë të vjetra për litër, para që merren në mënyrë abusive.

Paguajmë naftën më të shtrenjtë, shtrenjtojmë gjithçka në ekonomi, bëhemi jokonkurrues brenda dhe jashtë vendit, dhe ku shkojnë këto para?!

Shkojnë për të bërë 20 milionë kilometrin në Unazë.

 Rikthimi i fashave mbrojtëse të energjisë, për shtresat në nevojë dhe për prodhuesit.

Çmimi i prodhimit të energjisë shqiptare nuk kalon një lekë. Shitet me 9-13 lekë. 1 mijë e 300% marzh fitimi.

Një nga skemat më korruptive, një nga piramidat më kriminale të shtetit shqiptar është ajo e energjisë.

 

Ne besojmë se këto masa do të risjellin shpresë dhe besim tek, në radhë të parë tek sipërmarrja, në radhë të dytë tek konsumatori. Do të ndezin motorrët e ekonomisë, do të çlirojnë energji pozitive, do t’i vënë në lëvizje kapitalin dhe do të rrisin natyrisht bazën mbi të cilën do të mblidhen këto të ardhura. Por këto të ardhura nuk do të shkojnë për koncensionet korruptive të programit që nisi me 1 miliardë e ka shkuar 3 miliardë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco