Policia fsheh qytetarët e plagosur

Policia fsheh qytetarët e plagosur

14:28, 22/11/2018
A+ Aa A-

Dhjetëra qytetarë shqiptarë janë masakruar ditën e sotme nga policia e shtetit.

Me urdhër nga lart, qindra policë kanë dhunuar në mënyrën më të keqe sot qytetarët shqiptarë, të cilët protestojnë për të drejtat dhe pronën e tyre që qeveria me Edi Ramën në krye kërkon tua rrëmbejë pa asnjë kompensim.

Të tubuar para parlamentit, qytetarët e zonës së Astirit kanë kërkuar sot që Edi Rama dhe Erion Veliaj të vijnë para tyre, por nga ana tjetër, kryeministri që duhej të ishte i shqiptarëve, i sulmonte nga foltorja e parlamentit.

Por në një moment protesta është agravuar dhe policia ka sulmuar me një dhunë të paparë protestuesit, duke i qëlluar me shkopinj e duke i arrestuar.

Por më  e rëndë ndodhi pas dhunës së ushtruar.

Policia e Shtetit nuk jep asnjë informacion se sa qytetarë janë të plagosur, sa qytetarë janë goditur dhe sa janë arrestuar.

Edhe pse gazetarët kanë këmbëngulur për të marrë informacione në lidhje me qytetarët e plagosur, policia nuk ka dhënë asnjë detaj, asnjë informacion, por fsheh dhunën që vetë ushtroi ndaj qytetarëve shqiptarë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korcarja22/11/2018 16:16

Ja dhate tepsine qe deshte, ja shitet lire, tani ta gezoni.

Shto koment

Denonco