VIDEO/ Ulqinaku: Rama po mbron Dakon, sepse nëse e lëshon rradhën do ta ketë vetë

VIDEO/ Ulqinaku: Rama po mbron Dakon, sepse nëse e lëshon rradhën do ta ketë vetë

14:26, 22/11/2018
A+ Aa A-

Deputetja demokrate Izmira Ulainaku da dalë në  një konferecë shtpi në selinë e PD ku ka lëshuar serish akuza për kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako por edhe për kreun e qeverisë Rama i cili sipas opozitës po mbron kreun e bashkisë së Durrësit nga drejtësia.

“Edi Rama ka marrë nën sqetull Vangjush Dakon e po e mbron nga burgu edhe për pak kohë”, tha deputetja duke shtuar se “arsyeja eshtë e thjeshtë,  nëse ai lëshon Dakon e bandave të Durrësit, rradhën do ta ketë vetë Edi Rama!”

Ja deklarata e plotë e deputetes demorakte Izmira Ulqinaku

Dosja 339 e krimit elektoral në Durrës, vazhdon të mbahet e mbyllur pa të pandehurin kryesor: kryesuesin e masakrës së votave, Vangjush Dako. 

Përgjimet e dosjes 339 janë prova e pakundërshtueshme që kryebashkiaku i Durrësit duhet të arrestohet dhe t’i dorëzohet drejtësisë për t’u përballur me akuzën e rëndë të krimit zgjedhor.   

Edi Rama e ka marrë nën sqetull Vangjush Dakon dhe po e mbron nga burgu edhe për pak kohë. Arsyeja është e thjeshtë: Po lëshoi Dakon e bandave të Durrësit, rradhën do ta ketë vetë Edi Rama! 

Provat janë në dritën e diellit: Dako duhet arrestuar pasi është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar bandën e Avdylajve të blejë vota për llogarinë e pushtetit të paligjshëm të Edi Ramës. 

Vangjush Dako nuk e mohon dot zërin e tij, kapur në përgjime,  ku, në shkëmbim të votave, premton favore për bandat. 

Përgjimet në dosjen 339 provojnë zyrtarisht bashkëpunimin e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve për të vjedhur votat në Qarkun e Durrësit, në këmbim të favoreve jo vetem në bashkinë e Durrësit, por edhe kryeministri. 

• Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylajn, me nofkën Niçja, të cilit i premton favore, e provon këtë.

• Biseda e Dakos me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve e provon këtë.

• Telefonatat e bandës drejtuar Dakos, kur rrethohet nga forcat e FNSH-së e provon këtë.

• Miqësia e shpallur nga Astrit Avdylaj në sallën e gjyqit me kryebashkiakun e Durrësit provojnë se denoncimet e opozitës për bashkëqeverisjen me krimin.  

Për një drejtësi të pakapur poliikisht dhe që nuk i shërben krimit të organizuar, dosja 339  duhet ta kishte çuar në burg Vangjush Dakon! 

E gjithë bota kërkon zgjedhje të lira në Shqipëri, por deri sa Vangjush Dako dhe eksponentët e tjerë të Rilindjes të jenë të lirë, zgjedhje të lira nuk mund të ketë.

Vangjush Dako duhet dhe do të arrestohet! Pastrimi i Politikës nga krimi do të bëhet! 

Rrugë tjetër për të shpëtuar zgjedhjet e për të larguar krimin nga politika, nuk ka.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco