Albana Vokshi: Prapambetja është e ardhmja që po ndërton Edi Rama për Shqipërinë.

Albana Vokshi: Prapambetja është e ardhmja që po ndërton Edi Rama për Shqipërinë.

14:23, 22/11/2018
A+ Aa A-

Asnjë vend nuk zhvillohet nëse nuk investohet në burime njerëzore e në arsim, tha Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Medias në bashkëbisedimin e opozitës me biznesin dhe ekspertët për buxhetin 2019.

" Strategjia më e sigurt për zhvillim të qendrueshëm është investimi në arsim. Por për Edi Ramën është ndryshe, - theksoi Vokshi. - Shqipëria zë vendin e fundit në rajon përsa i përket investimit në arsim. Kjo shkakton edhe kosto sociale, sepse sa më i ulët investimi, aq më i lartë edhe kriminaliteti në vend. Sipas UNICEF, për shkak të mosinvestimit në arsim, ekonomia ka humbur 35 mln dollar në vit, ose 175 mnln për 5 buxhetet e fundit. Prapambetja është e ardhmja që po ndërton Edi Rama për Shqipërinë." 

ImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco