‘Jeni me të drejtën e Zotit’, Mesazhi i Kryemadhit për protestuesit jep efekt, Banorët zgjohen....

‘Jeni me të drejtën e Zotit’, Mesazhi i Kryemadhit për protestuesit jep efekt, Banorët zgjohen....

14:16, 22/11/2018
A+ Aa A-

“Mos guxoni te afroheni tek shtepite e qytetareve”. Ky kumt në formë paralajmerimi i artikuluar dy ditë më parë nga Monika Kryemadhi, ndoshta u vleresua nga dikush si retorike politike.

Por, gjuha e drejtperdrejte dhe e sinqertë që kryetarja e LSI përdori me banorët e Unazes së Re, jo vetëm i dha legjitimitet politik protestes së tyre, por i inkurajoi që të drejtën ta kërkojne me forcë.

“Kur diktatura behet realitet, revolucioni është detyrim”, thotë një shprehje e moçme. E në rastin e banorëve të Unazës së Re shqiptarët panë shembullin më transparent e të qartë të kësaj diktature.

Një njoftim gojor banal për të shporrur nga shtepitë mijera njerez qe kanë 22 vite që paguajnë taksa. Një projekt korruptiv qe i hedh ne erë 40 milione euro të taksapaguesve. Një arrogancë që vetëm banditet me uniformë të Rilindjes mund ta ushtrojnë në këtë formë: gjithmone nën shembullin e Lartgjatesisë.

E gjithe kjo panorame e sjelljes diktatoriale – pati sot nje pergjigje te qarte nga banoret e Tiranës. Sepse ata nuk janë shpellare, zaptues, vagabondë etj. Ata janë qytetare të Tiranës prej dy dekadash.

Vendosja e kryetares së LSI për të qenë në krah të luftës së banoreve, për të qarë hallin me ta në kafe dhe jo me videokonferenca i inkurajoi protestuesit “të zgjohen”.

Mosbindja civile u be fakt sot jo thjesht si zgjedhje politike apo si instrument për fitim pushteti. Mosbindja civile u përfaqesua sot nga prindër të dëshperuar që mbronin shtëpinë, të ardhmen e fëmijëve, pra jetën. Dhe për këtë ndërgjegjesim e reagim ndikoi jo pak vendosmeria e Kryemadhit për t’u berë njësh me protestën: Jeni në të drejtën e Zotit!. /Sh.S/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco