VIDEO/ Balliu, thirrje qeverisë nga protesta: Të vijnë këtu të japin llogari!

VIDEO/ Balliu, thirrje qeverisë nga protesta: Të vijnë këtu të japin llogari!

11:55, 22/11/2018
A+ Aa A-

“Le të vijnë këtu deputetë e mazhorancës dhe t’i kthejnë përgjigje këtyre qytetarëv’, bëri thirrje nga protesta para Kuvendit, deputeti i PD, Klevis Balliu.

‘Erion Veliaj të vijë këtu të japë përgjigje. Qeveria është e detyruar të japë përgjigje, se këta qytetarë i mbron Kushtetuta.

Bashkia çon makina me urgjencë për t’i provokuar këta banorë.

Ka nga ata në Policinë e Shtetit që nuk bëjnë detyrën, mbrojtjen e qytetarit. Këtu ne jemi në mbështetje të këtyre qytetarëve, kauza e tyre është e drejtë.”

Thirrja e deputetit Balliu u pasua nga thirrjet qytetare: Këtu vendos sovrani! Jemi të gjithë për një qëllim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco