VIDEO/ Perparim Spahiu në tryezën e opozitës për buxhetin: Ka paqartësi strategjike

VIDEO/ Perparim Spahiu në tryezën e opozitës për buxhetin: Ka paqartësi strategjike

11:27, 22/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i LSi Përparim Spahiu ka folur në tryezën e opozites për buxhetin. Ai tha se buxheti ka paqartësi strategjike.

Dhe kjo paqartësi konsiston, sipas tij, në mungesën e një objektivi strategjik të planifikimit urban dhe infrastrukturës për një Shqipëri të aftë për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje të akse-bilitetit në tregun europian,  nëpërmjet një infrastrukture moderne portuale multimodale, e mbështetur me një infrastrukture moderne rrugore dhe hekurudhore për të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të Shqipërisë me tregun europian dhe korridoret strategjike.

Deputeti i LSI Përparim Spahiu, në fjalën e tij është ndalur edhe në krizën e thellë që po kalon sektori i porteve dhe aeroporteve të vendit. 

“Para një viti në parlament u kalua investimi për aeroportin e Vlorës, me një shumë investimi prej 40 mln eurosh, shumë që po e shfrytëzojnë veç për 2 km rrugë në Unazën e Re, tha Spahiu. 

Mungesa e transparencës për këto investime e koncesione është totale. Edhe më e rëndë është kriza në sektorin e porteve. Volumet e përpunimeve në porte kanë rënë me 80 %. 

Dogana e Kosovës brenda Portit të Durrësit ende ka dështuar si projekt dhe ende s’ka asnjë projekt për lidhjen hekurudhore të Tiranës me portin e Durrësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco