Blendi Gonxhe, Drejtori i ri i Patentave

Blendi Gonxhe, Drejtori i ri i Patentave

09:38, 22/11/2018
A+ Aa A-

Blendi Gonxhe është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ai ka zënë vendin bosh të Arben Isarajt, ish-drejtuesit, që dha dorëheqjen për arsye morale pas arrestimit të vëllait të tij për trafik droge.

Blendi Gonxhe ka mbajtur deri dje, postin e drejtorit të agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit në bashkinë e Tiranës. Ai është një nga bashkëpunëtorët më të vjetër të kryeministrit, në poste drejtuese qëkurse Edi Rama ishte në krye të bashkisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco