Buxheti i ri, Opozita e bashkuar nis diskutimin me biznesin në seancë paralele me Kuvendin

Buxheti i ri, Opozita e bashkuar nis diskutimin me biznesin në seancë paralele me Kuvendin

09:05, 22/11/2018
A+ Aa A-

Ndërkohë që mazhoranca sot do të hyjë në seancën plenare të Kuvendit për të vijuar me projektbuxhetin e vititi 2019, Opozita e bashkuar do të zhvillojë paralelisht një seancë me grupe interesi që preken direkt nga Buxheti që po ndërton mazhoranca në qeverisje.

Do të jetë deputetja e PD, Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, drejtuesja e takimit ku janë ftuar grupe interesi, shoqata biznesi, biznesmenë, pronarë, fermerë etj.

Tabaku do të dëgjojë opinionet e tyre dhe do të paraqesë në diskutim, alternativat e opozitës për një buxhet që mbështet dhe ndërton ekonominë.

Opozita e bashkuar e ka konsideruar buxhetin e 2019-ës si më të dështuarin, për shkak të borxheve të mëdha që ka akumuluar qeveria me kontratat koncensionare dhe me skemat që rëndojnë shumë mbi familjet e varfra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t22/11/2018 10:05

Nuk mund ta bente opozita me perpara kete diskutim me bisnesin dhe sot ta kundershtonte kete buxhet me fakte ne kuvend dhe mos ta votonte.Kjo nuk quhet kundershtim por abstenim. Shkurt,gri sallate sa te kaloje dhe kjo nate.

Shto koment

Denonco