VIDEO/ Protesta te Unaza e Re, banorë  paralajmërojnë Ramën: Nesër futemi në parlament, shporru o kryefaqezi!

VIDEO/ Protesta te Unaza e Re, banorë paralajmërojnë Ramën: Nesër futemi në parlament, shporru o kryefaqezi!

18:23, 21/11/2018
A+ Aa A-

Banorët e Unazës së re, të cilët sërish kanë dalë edhe sot në protestë në ditën e 18 të saj, kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave që preken nga projekti.

Ata bllokuan aksin tek Unaza e Re që lidh Pallatin me Shigjeta dhe sheshin "Shqiponja".

Drejtuesit e mjeteve nuk ishin shumë entuziastë për këtë fakt dhe revoltën e tyre e shprehen me bori makinash.

Por përkundër kësaj, banorët e “Astirit” thonë se asgjë nuk do ti ndalë të mbrojnë banesat e tyre, qoftë edhe me gjak.

“Ku ka qenë ky shtet 24 vite që më thoshte, ‘pse ke ndërtuar në këtë tokë’, ku ka qenë ky shtet gjithë këto vite”, tha një prej banorëve.

Ndërsa një tjetër qytetar tha se ai nuk do lejojë që të t’i prishet banesa dhe bëri dhe një “kërcënim”...

“Edi Rama duhet të ketë kujdes, se një fjale i thonë e vogla sjell gjithmonë të madhen”.

“I bëj thirrje kryeministrit, që nesër protesta do të jetë përpara parlamentit dhe nëse nuk dëgjoni ne mund të futemi dhe brenda në Kuvend. Prandaj nëse në orën 10 do të jemi të gjithë përpara Parlamentit të mbështetur dhe nga banorët e bregut të lumit”, shtoi një tjetër qytetar.

“I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ik drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë. U bëj thirrje të gjithë Ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë!

Ti do të më vrasësh mua, pas meje do të vish dhe ti. Do të vdes për pronën time. Vetëm mashtrime ke bërë me këtë popull, por nuk na shtyp dot. Po na vrave ne, do të dalin dhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën tonë legjitime.

Avokati i Popullit të mos flejë gjumë, u bëj thirrje të gjithë Ambasadave, shoqatave të të drejtave të njeriut, të vinë tani sa nuk është vonë. Më vonë nuk e di çfarë do të bëhet, do ti mbrojmë me gjak pronat tona. Jemi të gjithë të bashkuar dhe nuk na përçani dot.

Protestuesi: I bëj thirrje Edi Ramës,  shporru!”, u shpreh një tjetër qytetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

populli21/11/2018 21:10

o i mjeri ti o kryeminister dote dali ndonje nga keto burrat qe po ja prish shtepite e do ta marri frymen more idjot i horrave o biri i kurves majet te thanit

Aaaaaa21/11/2018 18:47

Per cilen prone e keni fjalen...ate qe keni zaptuar ,e keni shfrytezuar per 30 vjet e nuk keni paguar asnje lek..Tani kerkoni edhe lek nga taksat e Mia????? Jo zotrinj...mesohuni te paguani detyrimet.

Shto koment

Denonco