‘Lugë floriri premtoi dhe Enveri...’-Iriqi siguroi fjalimin e Ramës që do mbajë nesër në Kuvend

‘Lugë floriri premtoi dhe Enveri...’-Iriqi siguroi fjalimin e Ramës që do mbajë nesër në Kuvend

16:09, 21/11/2018
A+ Aa A-

I nderuar zoti Ruçi,

Të nderuar deputetë,

Sot kisha premtuar se do flisja për Unazën e Re që po mbahet kaq ditë e zaptuar dhe që po bllokon zhvillimin ekonomik të vendit dhe po luan me nervat e shqiptarëve.

E vërtetë është se para ca vitesh unë u premtova atyre se nuk do u prishen pronat. Dhe nuk u prishën, aty janë gjithë ditën e ditës. Por tani unë po them të kundërtën.

Pronat tuaja do prishen. Sepse atje do kalojë një rrugë e gjerë që kushton shumë dhe kur kushton shumë ka leverdi për të gjithë.

Do thoni që e drodha. E pranoj, po e drodha. Edhe Enveri u premtoi se do hanit me lugë floriri, por hëngrët me dorë dhe me pakicë. Edhe Nano u tha se do u kthente paret e firmave piramidale e ju ktheu leshtë e Nikos.

Të dashur banorë,

Kështu e kemi ne të majtët. Ecim sipas këngës: ‘Të tjera bën, të tjera më thua, lum ju që më keni mua’.

E di që jeni nxehur,por nga historia e di që jeni flakë kashte. Ku ma gjen të revoltoheni një herë tamam. Ua prisha shtëpiat në Shkozë e u tulatët. Kam kaq vjet që u kam rritur taksat dhe qetësi populli im. Rrita energjinë elektrike e gjumë shqiptarët. U përmbytën e heshtën. Vura traun te rruga e Kombit dhe u ndezën ca zjarre që i fiku shiu. U solla kryetarin e Ballit Kombëtar e asnjë zë nuk nxorën kasketat e veteranëve trima.

Tani bëra eksperimentin që do ndërtoj rrugë me 20 milionë për një kilometër. Një çmenduri e padëgjuar në glob. Ka veç ca kryengritje në Facebook.

Edhe 50 milionë ta vendos çmimin prapë do ketë qetësi.

E thashë pardje në Gjermani që unë jam kryeministri më i plotësuar. Pse? Se jam edhe kryeministër edhe Prokuror edhe Gjykatës edhe Drejtor Policie edhe Kryerregjistrues edhe Gjeneral edhe Rektor Universiteti edhe gjithçka.

Por më mungon një popull rebel. Ndaj ndjehem si i plotfuqishëm, por i palumtur. Tamam sikur ngas një makinë me kambio automatike, pa variacion dhe aventurë.

Ndaj u bëj thirrje që revoltohuni dhe mbroni pronën tuaj.

Unë do vij t’ua prish, por ju rezistoni.

Quajeni veten sikur nuk jeni shqiptarë, jeni psh., francezë dhe ndizni zjarre dhe ngrini barrikada.

Që të quhemi vend demokratik se kështu me popull të fjetur nuk më shijojnë kompetencat që kam.

Më duket vetja si kujdestar surrat patate. Ngrihuni dhe luftoni, mos flini gjumë se na zuri gjumi si qeveri qysh me vizën e parë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi i di te gjitha. Mos e kompliko. Per me teper i21/11/2018 21:37

Pikerisht semundja e rames kjo eshte. Eshte i semure psiqik. Ska gje, sa te kene pushtet BE OSBE SHBA qe nga nje ane qahen se po vdes demokracia, nga ana tjeter vdesin ti lepijne bythen rames, neve do ngelemi qener qe na kthejne ne dele. Protestoni kot, rama e siguroi pasurine e tij me taksat dhe pronat tona edhe per 10 breza te tjere. Qeshin me lot te huajte. Tani po na persorin ekskluzivisht per te mbrojtur veten e tyre, se ne kemi kaluar ne plan te 4. As mos u coni fare

Edi i di te gjitha. Mos e kompliko. Per me teper i21/11/2018 21:36

Pikerisht semundja e rames kjo eshte. Eshte i semure psiqik. Ska gje, sa te kene pushtet BE OSBE SHBA qe nga nje ane qahen se po vdes demokracia, nga ana tjeter vdesin ti lepijne bythen rames, neve do ngelemi qener qe na kthejne ne dele. Protestoni kot, rama e siguroi pasurine e tij me taksat dhe pronat tona edhe per 10 breza te tjere. Qeshin me lot te huajte. Tani po na persorin ekskluzivisht per te mbrojtur veten e tyre, se ne kemi kaluar ne plan te 4.

Daj Jaku21/11/2018 17:22

Edhe ky si Enveri premton lugë florini, por e keni ndëgjuar gabim, lugë alumini për pipllin. Skllevër bij skllevërish, s'e meritoni, se liri s'doni. Lugë alumini meritoni. Ose dilni të gjithë tek sheshi i burrave dhe tregoni se keni gjak për të marrë e për të dhënë, për fëmijët tuaj shporrni skllavërinë.

Shto koment

Denonco