Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

U kërcënua me jetë, Salianji për SYRI.net: Ja dyshimet e mia

U kërcënua me jetë, Salianji për SYRI.net: Ja dyshimet e mia

15:45, 21/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është kërcënuar me jetë dhe për këtë çështje janë duke u bërë hetime nga ana e institucioneve përkatëse.

Kërcënimi me jetë Salianji mësohet se e ka mësuar me anë të një letre që është shkruar në burgun e Fushë Krujës dhe ka mbërritur në adresë të tij.

Në një deklaratë për SYRI.net, Salianji është shprehur se këto kërcënime vijnë pas denoncimeve të bëra kohët e fundit.

‘Janë sajesa dhe  forma intimidimi apo intriga për të ushtruar presion nëpërmjet përdorimit të delikuenteve.

Ju e dini sot, si rast unë kohë që kam dijeni, por nuk e quajta çështje publike.

Në dijeninë time rasti po ndiqet nga institucionet.

Këto forma i kam parashikuar dhe nuk më bëjnë përshtypje, çfarëdo qoftë sajesë e qeverisë apo përpjekje delikuentësh, nuk më bën përshtypje dhe kam vazhduar denoncimet e krimit në majat me te larta te pushtetit’, tha deputeti i PD-së, Ervin Salianji për SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco