Vërtetohet akuza e banorëve dhe opozitës: Punimet te ‘Astiri’ ishin pa leje

Vërtetohet akuza e banorëve dhe opozitës: Punimet te ‘Astiri’ ishin pa leje

12:18, 21/11/2018
A+ Aa A-

Ndërkohë që banorët e ‘Astirit’ janë futur në ditën e 18 të protestës kundër prishjes së banesave për ndërtimin e një segmenti zgjerimi të Unazës së Madhe, vetëm mbrëmjen e djeshme, Këshilli Kombëtar i Territorit, i ka hapur rrugën Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të vazhduar punën.

Në mbledhjen e fundit KKT është miratuar leja e zhvillimit për rehabilitimin e segmentit rrugor, ‘Mbikalimi i pallatit me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja’.

Ky vendim i KKT-së vërteton akuzat e opozitës dhe të banorëve se punimet që tentuan të nisin në këtë segment nga firma ‘Salillari’, ishin pa leje.

Sërish vërtetohet mënyra skandaloze se si funksionon shteti i ndërtuar nga Edi Rama. Banorëve u kërkohet që të lirojnë shtëpitë, u vihet kryq i kuq mbi mure, hiqet ndriçimi i rrugës, priten pemë rrethohet ambienti, shkojnë fadromat...ndërkohë që e gjithë kjo sipërmarrje nuk kishte ende leje nga autoriteti përgjegjës që është Këshilli Kombëtar i Territorit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ay21/11/2018 18:36

Këtu keqdashja dhe maskaralleku vijne edhe nga ata që shkojnë ti "mbeshtesin". Nuk është problemi tek leja o njerezzzzzzzz sepse ja e miratuan dhe lejen. Këtu problemi është pse nuk po i tund njeri prangat këtyre banditeve. Ejjjjjjjjjjjj o njerëz o politika.e kjo është vjedhje ashiqare në mes te dites. Këta janë makuter këta duhen plasur dhe kalbur përjetësisht në burg. 40 ml euro 2.2 km?????? Ky është problemi i vërtetë dhe vjedhja "e proves" për delet që të rrinë urte përfundimisht. Nëse nuk del dikush ti bëjë njerëzit bashkë për ti thyer turinjtë këtyre hajdutëve me mire te mos na çajnë gajden lart e poshtë duke bërë opozitarin

Shto koment

Denonco