Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Të gjitha pronat shtetërore në një dorë, do të shiten dhe jepen me koncesion pa garë dhe tender

Të gjitha pronat shtetërore në një dorë, do të shiten dhe jepen me koncesion pa garë dhe tender

10:20, 21/11/2018
A+ Aa A-

Në Kuvend ka mbërritur një projektligj “i çuditshëm” për krijimin e një korporate të re  në pronësinë të qeverisë, e cila do të funksionojë si shoqëri aksionere.

Ky “trust”  do të administrojë dhe do të zhvillojë pronat e shtetit.

Projektligji i bërë gati nga qeveria Rama është miratuar nga Këshilli Konsultativ i Biznesit dhe pritet të miratohet brenda  vitit 2018, raporton media e specializuar ekonomike Monitor.

Qëllimi  i kësaj korporate do të jetë zhvillimi dhe menaxhimi i pronës shtetërore dhe kryerja e investimeve  duke mobilizuar kapital shtetëror ose privat.

Një nga sipërmarrjet kryesore të kësaj korporate është bashkëfinancimi i  projekteve e investimeve në prona shtetërore ose private duke hyrë në marrëdhënie bashkëpunimi me institucione financiare vendase dhe të huaja për të siguruar investime.

Gjithashtu ky “trust” kthehet automatikisht në  pronarin e vetëm të pronave të shtetit kur i transferohen në pronësi dhe për rrjedhojë vepron si palë kontraktuese me palët e  treta.

Korporata gëzon të drejtën për të dhëna me qira, leasing, të përmirësojë, të përdorë, të transferojë apo edhe të shesë pronat shtetërore.

Por ajo që bie në sy në këtë projekt ligj dhe që zbulon edhe qëllimin se përse qeveria shqiptare heq dorë nga pronat pubike është pika ku “ligjërohet” fakt,i se kjo korporatë do të përjashtohet nga rregullat e prokurimit publik.

Me pak fjalë shitja, tjetërsimi, transferimi, dhenia me koncesion  apo me qera e gjithë pasurisë publike që ka mbetur, do të bëhet nga kjo “kompani” e re pa tender dhe pa garë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco