SHBA kërkon hetim të thelluar, reagon Tahiri: Kanë folur më shumë se unë

SHBA kërkon hetim të thelluar, reagon Tahiri: Kanë folur më shumë se unë

19:49, 20/11/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar pas deklaratës s bërë sot nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, e cila përshëndeste vendimin e gjykatës për personat e dënuar, ndërsa bënte thirrje për hetim të thelluar për Tahirin.

Me anë të një reagimi në Facebook, Tahiri shkruan se Ambasada Amerikane ka folur më shumë se ai, sa u përket akuzave për trafik droge.

Ja postimi i Tahirit:

Sic nuk duhet te ndodhte ne nje vend normal, per fat te keq ka ndodhur qe Ambasada Amerikane ka folur per hetimin ndaj meje me shume se c’kam folur une vete. Ndodhi serisht edhe sot!

Ndersa ky lapsprishuri, e gjeti rastin e radhes te vjelli banakut duke me bere mua simbolin e deshtimit te reformes ne drejtesi.

Reformes ne drejtesi ne Itali e ka fjalen ky??? Atje ku u hetova jo politikisht por profesionalisht dhe perfundimi ishte SE NUK KAM ASNJE LIDHJE me gjithe llumin qe e ka mbushur opinionin publik soji ketyre ketu.

Se c’lidhje ka reforma ne drejtesi ketu tek ne me hetimet nga Prokuroria Antimafia e Italise prej nga ku mora drejtesine qe me takonte, kete nuk e gjen dot as ky analisti ne kulm te ligesise se vet.

Por eshte motiv i bollshem per te hedhur balten e rradhes, sic kane bere me pash deri sot.

Une nuk besoj kurre se Ambasada Amerikane eshte kthyer ne Prokurori a Gjykate mu si ky klubi i analisteve palaco qe ka me kile ne vendin tone, ndaj e pershendes prononcimin me besimin se duam e presim te njejten gje; DREJTESIA TE BEJE DREJTESI!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/11/2018 00:32

Trafikant bir trafikantësh, kontrabandistë ilaçesh, brrac halesh. Vetëm me 1% të atyre që ke bërë duhet të ishe në qeli me çelësa në det. Sa herë ka hyre e ka dalë ajo vetura jote e ngarkuar me drogat e kushërinjve, pastaj u deklarua e shitur pa dokumenta, në mirbesim, ndërkohë që e përdorje rregullisht edhe ti me atë zv.ministren tënde të njomë. Dilue ti e hynin Habilajt. Harrove skafet dhe patentat, Harrove Orestin me 860.000 euro kesh..... nuk kam nge të rrij pa gjumë me bëmat e tua në Shqipëri. Në Itali je i pastër, nuk ke bërë gjë, sepse ti garantoje daljen nga Shqipëria të Habilajve të ngarkuar, Policia e Shtetit u kthye në roje vreshtash droge, të gjithë drejtorët nga Tepelena.

t20/11/2018 20:00

Ti gjykohesh per veprimet tuaja ketu o qorr muti,per lehtesirat qe i ke krijuar habilajve o superplehre, qe e ktheve policine ne polici qe ruante kanabisin

Shto koment

Denonco