Edi Rama nxjerr kokën, ligj special në Janar për ‘të rregulluar’ portalet!

Edi Rama nxjerr kokën, ligj special në Janar për ‘të rregulluar’ portalet!

12:56, 20/11/2018
A+ Aa A-

Dy vite më parë (gjatë muajve tetor-nëntor), kryeministri Edi Rama nisi një fushatë të paprecedentë kundër portaleve, pasi konstatoi se disa prej tyre nuk mund ti blinte dot, siç kishte bërë me shumicën e gazetave dhe televizioneve kryesore.

Ishte pikërisht kjo periudha, kur Rilindjes dhe  Edi Ramës i doli boja e propagandës së shtrenjtë, të krijuar në laboratorin e Endri Fugës; për `policinë që duam`; `lufta kundër drogës, një histori suksesi`; `Saimir Tahiri, kampion i Rilindjes`;`Rroshi, Prenga e kompani janë djem të mirë, që mund të kenë bërë ndonjë gabim në adoleshencë`; `shëndetësi falas`, etj, etj.

Dhe protagonistë të këtij demontimi që ju bë mirazheve të Rilindjes ishin ato media online, që refuzuan të kapen nga benefitet e pushtetit.

 Prandaj i nervozuar në atë kohë, nën maskën e një ligji rregullator për shitjet online, kryeministri deklaroi me plot gojë, se ‘koha e portaleve ka mbaruar’.

Por rezistenca e brendshme dhe veçanërisht ultimatumet e ndërkombëtarëve (duke përfshirë edhe OSBE-në, nga selia e së cilës i është rikthyer sot sërish planit të vjetër), në atë kohë ishin të forta, ndaj Edi Rama u tërhoq momentalisht nga kyçja me ligj, e ‘kohës së portaleve’.

Në këtë fundviti i gjendur sërish përball skandalesh të mëdha, arrestimit të dy ish deputetëve, prangave që kërcasin për Vangjush Dakon, zbulimi i fakteve tronditëse për përdorimin e krimit gjatë zgjedhjeve etj, Rama ju rikthye betejës kundër mediave online. Këtë herë nën maskën e ligji ‘anti-shpifje’.

Fillimisht u duk se ky fron i ri lufte i Ramës, kishte të bënte vetëm me kufizimin dhe bllokimin e lajmeve të rreme (fake news’ dhe shpifjen, si mjet denigrues në media.

Po ditën e sotme ai ka nxjerrë kokën; hallin e ka që të ‘rregullojë’ portalet.

‘Në selinë e OSBE në Vienë me përfaqësuesin për Lirinë e Medias, pas një diskutimi të dobishëm mbi Paketën Antishpifje dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve – së shpejti çelim konsultimin publik dhe pastaj në Kuvend pas Vitit të Ri’, ka shkruar sot Edi Rama në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dau Jaku20/11/2018 15:51

Nuk mjafton vetëm një shënim nga "t" për të rrëzuar halldup zullapin. Duhet të ngrihemi të gjithë shqiptarët në botë, me "t" ose pa "t" në emrin tonë për ta fshirë nga faqa e historisë tonë këtë mënxyrë. Babai i tij na la 50 vjet prapa, a mos vallë duhet të durojmë edhe të birin 50 vjet. As derri e as gomari nuk e kanë një durim të tillë.

t20/11/2018 13:42

Nqs eshte km deri ne janar

Shto koment

Denonco