Zgjedhjet lokale në prag, Zguri-partive: Zbardhi financimet

Zgjedhjet lokale në prag, Zguri-partive: Zbardhi financimet

12:20, 20/11/2018
A+ Aa A-

Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, e pikërisht për këtë arsye kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, u ka bërë thirrje partive politike që të respektojnë Kodin Zgjedhor.

Ai gjithashtu bëri thirrje të bëhet transparencë për financimin e partive.

‘Sfida përballohet me sukses kur zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e institucioneve. Sfida do përballohet me sukses, kur partitë politike, sidomos ato administrative, do të pranojë që raportet ligjore nuk formojnë privilegj apo avantazh.

Për këtë arsye kërkoj vëmendjen e partive politike të respektojnë Kodin Zgjedhor për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

KQZ ka hartuar module, të aksesueshme në faqen e internetit. Këto module trajnimi vlejnë jo vetëm për komisionarët dhe numëruesit, por dhe stafeve të partive, grupeve vulnerabël etj.

Kjo është rruga më e mirë që çështjet të shihen si themelore për qytetarët aktivë. Me këtë rast i bëj thirrje shtresave aktive, të ndjekin kurset e trajnimit për administratorë zgjedhorë’, deklaroi Klement Zguri gjatë një konference nga selia e KQZ.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco