Basha mbledh deputetët/ 4 çështjet që u diskutuan

Basha mbledh deputetët/ 4 çështjet që u diskutuan

12:05, 20/11/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar ku është diskutuar për disa çështje të rëndësishme.

Mësohet se pika e parë që është diskutuar lidhet me qëndrimin që do të mbajë PD ndaj seancës të së enjtes në Kuvend ku do të diskutohet për buxhetin.

Pika e dytë e diskutimit lidhet me mbështetjen në çdo kohë të protestës së banoreve tek Unaza e Re.

Pika e tretë ishte përfundimi i zgjedhjeve brenda partisë.

Basha kërkoi qe procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme. Kjo i paraprin mbledhjes së kuvendit kombëtar me 15 dhjetor.

Menjëherë me pas do të nisë ngritja e shtabeve elektorale. “Ne duhet të diktojme axhenden politike te vendit, sic kemi bere deri tani’, është shprehur Basha.

Pika e katërt ishte informim për misionin e Venecias. Opinioni i Venecias pritet pas dy javësh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco