Dita e të Drejtave të Fëmijëve, Meta: Mbrojtja dhe përkujdesi misioni ynë i përhershëm

Dita e të Drejtave të Fëmijëve, Meta: Mbrojtja dhe përkujdesi misioni ynë i përhershëm

09:14, 20/11/2018
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar në një shenim në faqen e tij në facebook Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

“Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, "Aleanca për Dhurimin e Gjakut" organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm” shkruan Meta.

Image

Ja postimi i plotë kreut të shtetit:

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve, na frymëzon të bashkojmë përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit, mirëqenien, arsimimin e respektimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe për të parandaluar çdo formë dhune, abuzimi e shfrytëzimi të tyre.

Krenar që sot, në këtë ditë të rëndësishme, "Aleanca për Dhurimin e Gjakut" organizon një seancë dhurimi gjaku, për fëmijët talasemikë dhe jo vetëm, duke përcjellë mesazhin se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e tyre duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco