Berisha: Të ndalohet festa ‘Oqi’. ‘Bularatin’ e organizuan shërbimet sekrete greke

Berisha: Të ndalohet festa ‘Oqi’. ‘Bularatin’ e organizuan shërbimet sekrete greke

23:03, 19/11/2018
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për ngjarjen ‘Kacifas’ në Bularat. Sipas tij festa e ‘Oqit’ (JO-së) nuk do të festohet më në Shqipëri. Ai tha se kjo festë, dëshmoi edhe njëherë se përkujtimi i kësaj dite në Shqipëri ka vetëm qëllime shoviniste.

‘Festë ‘Oqi’ këtu nuk mund të festohet më kurrë. Asnjë ‘Oqi’ nuk festohet më. Qëllimet e ‘Oqit’ janë shoviniste, Vorio Epirote. ‘Oqi’ tregoi qartë se cili është qëllimi i varrezave cili është qëllimi i ceremonisë’, tha Berisha në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ ne ReportTv.

Ndërkohë sa i përket Kostandinos Kacifas, Berisha u shpreh se ai ishte në mënyrë të padiskutueshme një ekstremist, i lidhur me qarqet antishqiptare në Greqi. Për Berishën, ngjarja në Bularat ishte organizuar nga shërbimi sekret grek.

Ishte një ekstremist në mënyrë të padiskutueshme, fanatik, i cili me një armë me dylby qëlloi në publik ditën që ishte festa e Greqisë.

‘Ngjarja në Bularat ishte sipas një skenari të mirëpërgatitur nga segmentet shtetëtore greke. Ky ishte përdorur si mish për top. Ky nuk ishte një i vetmuar, ishte njeri me lidhje, ishte një ish ushtarak, anëtar i rretheve më antishqiptare në Greqi. Në varrimin e tij nuk erdhën vetëm egërsira të Agimit të Artë, erdhën deputetë, sipas një skenari për të demonstruar Vorio Epirin. Zotër të vërtetë të marrëdhënieve me Shqipërinë janë qendrat e shërbimeve sekrete greke’, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë ndaj asaj që ndodhi në varrimin e Kacifas ishte i gabuar.

‘Ata që erdhën këtu dhe u sollën si pushtues në territorin e Shqipërisë, pa u përballur me gjithë procedurat ligjore, nuk duhet të dilnin nga ky vend. Nuk ishin 50 vetë që u shpallën non-grata, por të paktën 200-300 vetë’, tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pusht patrik20/11/2018 02:09

Rrofte Cameria

Arber Pashtriku19/11/2018 23:54

Varrezat Z Berisha nuk jane varre te ushtareve (pushtues) greke por varri i integritetit dhe sovranitetit territorial te Shqipërisë.

Shto koment

Denonco