Dekretimi/ Reagon Lulzim Basha: Me apo pa Lleshin, Ministria e Brendshme ka ikur për dreq

Dekretimi/ Reagon Lulzim Basha: Me apo pa Lleshin, Ministria e Brendshme ka ikur për dreq

21:28, 16/11/2018
A+ Aa A-

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm, ka ardhur edhe reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha.

Me anë të një reagimi në Facebook, Basha shkruan se me ose pa Lleshin, Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq. Sipas tij për sa kohë që Rama mbron kriminelët MINistria e Brendëshme do të shërbejë për të fshirë dosjet kriminale të Rilindasve.

Ja postimi i Bashës:

Me a pa Llesh MB ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë. Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco