‘Shpellar i them vetes’- Iriqi bisedon me Lali Erin

‘Shpellar i them vetes’- Iriqi bisedon me Lali Erin

18:13, 15/11/2018
A+ Aa A-

Iriqi:- Si guxove dhe u the shpellarë banorëve të Unazës?

Lali:- Atyre u thashë. Se ashtu më tha Rama. Pastaj kur populli u nxeh,më bëri sms. Dridhe,më tha. Dhe unë fësht,e hëngra fjalën. E kam per deputetët,sqarova. Por erdhi prapë sms. O koqe fiku,dridhe prapë.

Iriqi:- Kush të urdhëroi?

Lali:- Rama,kush tjetër.Ndaj nesër do dal në tv e do them se shpellar e kisha për veten time.

Iriqi:- Do e besojnë?

Lali:- Ja u sqaroj unë. Jam shpellar se vij nga hiçi,nuk kam  shkollim të plotë,gënjej,mashtroj...

Iriqi:- Do i thuash të gjitha këto?

Lali:- Pse do skuqem?! Sa të më vendosë kandidaturën Rama se pastaj nuk e pjerdh hiç. Po shkon në humnerë për vete ai. Mua nuk më tërheq dot.

Iriqi:- Pandeh se do të të votojnë njerëzit?

Lali:- Pse Ramën e votojnë? Një mut merr vota ai,por i ble. Kështu dhe unë,pse dhashë aq leje për kulla? Pse rrita taksat? Pse paguaj televizionet? Ja,për 30 qershorin e ardhshëm.

Iriqi:- Çfarë premtimesh do bësh?

Lali:- Ato që kam bërë para katër vitesh.

Iriqi:- Që do kishte Tirana ujë non stop?

Lali:- Ashtu do them prapë. Sa të kemi ne njerëzit e Enverit marrim plot vota. Se komunizmi është virus,si lopa e çmendur. Kush e merr i del pas 100 vjetësh.

Iriqi:- Po Unazën do e bësh?

Lali:- Ne do bëjmë llafe. Sa për unazën po na i bëjnë gati për të na i vendosur në duar. Ato unazat e gardianëve.

Iriqi:- Mendon se do dënoheni?

Lali:- Po mos u dënuam ne do ikë krejt populli. Unë uroj ta hajë Rama i pari.

Iriqi:- Po ti ku do ikësh?

Lali:- Shkoj të PD? Atje isha kur ia futa Nanos. Jam pelivan. Se pa shkollë e pa parti shumë  lart u ngjita.

Iriqi:- Po në se Rama nuk të kandidon?

Lali:- Do i marr partinë. Të zgjedhë,në dorë e ka.

Iriqi:- Po Tahirin qe e ke kundër?

Lali:- Hahaha,atë e xhiroj kollaj. Dhe nuk e quaj Tahir.

Iriqi:- Po si?

Lali:- Hajdar, Iriq, Hajdar, i thom. Në fakt shpellar ta kenë për nder ata të Unazës. Se shpellarët kanë ujë të pastër, ajër me oksigjen,zhurma veç cicërimat e zogjve. Ndërsa Tirana si krematorim i madh. Kot iku Rama në Surrel? Më keq do bëhet. Por shyqyr që do vuajë gjysma e popullit.

Iriqi:-Gjysma?

Lali:-Se gjysma iku. Çau ferrën...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Hahahaaa..15/11/2018 18:36

I madh ky Iriqi... Po nje bisede me Saliun kur do ta beje ???

Shto koment

Denonco