‘Nuk punohet në Ministrinë e Arsimit’, zbardhen arsyet e dorëheqjes së zv/ministrit

‘Nuk punohet në Ministrinë e Arsimit’, zbardhen arsyet e dorëheqjes së zv/ministrit

16:31, 15/11/2018
A+ Aa A-

Nuk ka zgjatur më shumë se dy javë ‘aventura’ e Taulant Mukës në postin e zëvendësministrit të Arsimit.

Duket se ish-studenti i shkëlqyer në shkollat e perëndimit nuk e ka gjetur të përshtatshëm modelin e punës së aplikuar në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, dhe për këtë ka paraqitur dorëheqjen pranë kryeministrit Edi Rama.

 “I nderuar z. Kryeministër,

Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, shkruhet në letrën e Mukës.

Dy javë më parë, Muka u emërua në këtë post nga Kryeministri Rama, pas denoncimit që ai bërë për plagjiaturën e ish-zv/ministrit Ervin Demo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

A ha15/11/2018 19:52

Aguridhe hyre dhe Aguridhe dole ...! Nuk mund te behet karrierra personale, duke anatemuar ose sulmuar karrieren te tjereve!!!. Etikish dhe moralisiht, te pakten JO...! Gjate karrerres tende prej 88 oresh, nuk arrite as te marresh rrogen mor i zi, po te pakten arrite te paraqisje nje program "perendimor", i cili kishte si baze vetem kercenimin, duke perdorur fjalen Veting (prej kohesh fjala magjike ne Shqiperi, per te gjitha ata qe kane vizione boshe). Uroj qe te ta lej dashnorja, pasi ti kesh bere Vetingun ...

krasasi tp15/11/2018 17:06

Kur e pranuat oferten e Kryeministrit,ne kete portal ju kam inkurajuar dhe vleresuar per intervisten qe dhate.Por edhe Kryeministrin gjithashtu per besimin qe ju dha.Ja nje sinjal ku te gjithe reflektojne dhe keshtu fillon ndryshimi.Ky ndryshim mendova do pasohej me ndryshime ne qeveri, por do sherbej edhe si rritje e besimit te qytetaret, se ky vend do behet, se nje brez i ri i shkolluar dhe idealist do ta filloj ta çoj ndonji tull ne ngritjen e administrates shteterore me te singjashmit e vet.Por zhgenjimi ngelet.I besoj arsyet e doreheqjes.

Shto koment

Denonco