Hungarezët flasin për herë të parë në lidhje me Gruevskin, ja si erdhi ai në Budapest

Hungarezët flasin për herë të parë në lidhje me Gruevskin, ja si erdhi ai në Budapest

15:10, 15/11/2018
A+ Aa A-

Qeveria hungareze ka reaguar për herë të parë në lidhje me cështjen e shumëpërfolue “Gruevski”.

Shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez tha se “për Gruevskin po zbatohen protokollet e sigurisë”.

Ai hodhi poshtë njoftimet se Budapesti zyrtar ka ndihmuar Gruevskin të largohet nga Maqedonia.

“Nuk kemi ndihmuar në largimin e Gruevskit nga Maqedonia”, deklaroi zyrtari i lartë. Ai shtoi se ish-kryeministri maqedonas ndodhet në Hungari për arsye sigurie.

Më herët, gjatë ditës së sotme, mediat serbe e hungareze më pas dhanë lajmin se Gruevski ka ardhur në Tiranë me pasaportë false; është strehuar në ambasadën hungareze një natë dhe një ditë më pas është nisur me avion nga Rinasi. Raportet ishin të pasakta, në momentin kur përmendej se ai ishte larguar me avionin e linjës “Malev”, kompani ajrore që ka falimentuar vite më parë. Madje, disa media shkruan se ai ka qenë i veshur si femër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco