Thirrja për tu kthyer në Kuvend, Panariti: Opozita eshtë shumicë ‘de facto’! Krimi i lidhur me pushtetin

Thirrja për tu kthyer në Kuvend, Panariti: Opozita eshtë shumicë ‘de facto’! Krimi i lidhur me pushtetin

14:29, 15/11/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panarit, ka reaguar pas deklaratës së eurokomisionerit Johannes Hahn, se opozita duhet të kthehet në Kuvend.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Panariti shprehet se “Opozita është më e interesuar se shumica për dialogun dhe bashkepunimin për reformën zgjedhore, sepse një sistem zgjedhor i permiresuar, kod zgjedhor i rishikuar i mundeson asaj perfaqesim, transparence dhe rotacion pushteti të garantuar. Sepse opozita e sotme është tani shumica “de facto”!”

Sipas tij ajo që Hahn ka thënë është: “Futuni, se pastaj ju rregullojmë ne!” por Panariti shprehet se nuk ka kuptim të ndërtosh kështjella pa prerë lidhjet e krimit ma politikën.

Ja postimi i plotë:

Futuni, se pastaj ju rregullojme ne! Opozita është më e interesuar se shumica për dialogun dhe bashkepunimin për reformën zgjedhore, sepse një sistem zgjedhor i permiresuar, kod zgjedhor i rishikuar i mundeson asaj perfaqesim, transparence dhe rotacion pushteti të garantuar.

Sepse opozita e sotme është tani shumica “de facto”! Dhe një sistem perfaqesues dhe transparent e sjell atë pa diskutim në pushtet. Por çfarë na thone raportet e OSBE ODHIR për zgjedhjet e shkuara? Njezet perqind i vullnetit të votuesve eshte i deformuar nga shitblerje e votes, presioni mbi zgjedhjet dhe zgjedhesit. Dhe kaq mjafton ti japesh pushtet në tavoline, pushtetmbajtesit! Sigurisht që kjo nuk eshte as ceshtje sistemi, as kodi zgjedhor, as teknikalitetesh numerimi! Kjo është çështje krimi dhe e lidhjeve të tij me pushtetin.

Fakte të këtyre lidhjeve po dalin dukshem dhe bindeshem në siperfaqe. Pa i prere keto lidhje dhe pa larguar nga politika ndertuesit e tyre, nuk ka asnje kuptim te ndertosh keshtjella mbi rere sistemesh e kodesh zgjedhore. Sepse malavita do të buzeqeshte dhe do të thoshte, po jemi dakord me të gjitha keto permiresime, por futuni njehere ne zgjedhje se pastaj ju rregullojme ne!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    krasasi tp15/11/2018 15:05

    Inteligjenca Juaj(opozita) po i vendos edhe tavan edhe dysheme budallallikut Tone(qytetareve). 1.U bete pjese e qeverise(ndate pushtet) me mazhorancen per te mbikqyrur zgjedhjet. 2.I njofet zgjedhjet duke i votuar 7-0 KQZ, perfshi edhe perfaqesuesit e opozites. 3.gjate zgjedhjeve dhe pas tyre asnje komisioner i i niveleve te ndryshme te administrimit zgjedhor nuk pati kundershtime . 4.Mbledhje ,retorika politike,kontestime per manipulim te zgjedhjeve kane ardhur fal investigimeve dhe kundershtimeve te OSBE-ODIR , qytetareve ,politikane te veçante dhe disa gazetareve jashte "kazanit mediatik".Opozita eshte e perfshire dhe pjese e shahut politik. 5.O ne parlament,o ne krye te qytetareve per ta rrezuar qeverine, ose per ta detyruar mazhorancen per te ndryshuar Kryeministrin si shkaktarin e gjithe te keqijave, ose mos prisni qe luften per rrezimin e qeverise ta kryejne qytetaret ndersa ju ne bisht te situates, te shpifeni per te administruar pushtet. 6.Personalisht duke mos pasur asnje keqardhje dhe as ndonji pritshmeri nga kjo qeverisje, ju rekomandoj te ktheheni ne parlament sipasd rekomandimeve te partnereve nderkombetar.

    Shto koment

    Denonco