Sot Edi mori frymë thellë!

Sot Edi mori frymë thellë!

20:33, 14/11/2018
A+ Aa A-

Nga Dritan Kaba

Nga vizita e Sandrit dje në Shkodër!

Të gjithë në ndihmë të kryeministrit të marrë frymë thellë!

Sandri shkoi dje me urgjencë në Shkodër dhe takoi drejtuesit e policisë me porosi të të gjithë anëtareve të qeverisë.

Ai iu drejtua te pranishmeve në mbledhje me një kërkesë, por edhe me një lutje.

- Këto dite nuk e kemi pasur mire Kryeministrin me frymëmarrjen ka ca dite që i është vështirësuar, i tha ai. Na duhet t'i krijojmë mundësinë që të marrë frymë thellë edhe të ndjehet i lehtësuar.

Ju e dini tashmë se ai mban edhe breshka në zyrë për të lehtësuar frymëmarrjen. Ato krizat që e zënë nuk i ka nga kokaina siç përpiqen të gënjejnë armiqtë e vendit, por nga mungesa e një frymëmarrjeje të thelle.

Na duhet sa me shpejt t'ia krijojmë këtë mundësi.

Sa më shpejt aq më mirë. Se kur merr fryme thellë bën edhe biseda intelektuale, sidomos me mua. Kështu me duhet t'ia plotësoj këtë nevojë qe ka.

Me tej ai vazhdoi: Këto dite ka pasur të shpeshtuara marrjet e frymës. Njëri i bën mesazhe nga burgu, tjetri del e bërtet në gjyq rroftë PS, vetëm probleme sjellin këta dhe vetëm llafe kanë. Vetëm ta shihnit sa i lehtësuar mori fryme atë dite kur Admiri Delaj, tamam deli djalë, vrau në emër të Partisë, administratorin e Kotës.

Aq shumë mori frymë i lehtësuar sa harroi të bënte edhe nje ngushëllim familjes. I iku nga mendja fare nga gëzimi i frymëmarrjes së thelle. Por këto dite ja vështirësoi frymëmarrjen edhe ai dreq Ilir Meta, me këtë punën time.

He me atë punen e dekretit dhe ato 14 pyetjet e tij.

Doli që gjoja edhe emërimi im si zv/ministër qenka antikushtetues dhe jo më emërimi si ministër. Me thirri në zyre e me tha: Sandri sot nuk ia kam ngenë bisedave intelektuale, po ulu e bëj një letër që heq dore nga Gjeneral, se nuk është humbje e madhe për ty.

Me postin e ministrit ti bëhesh Gjeneral i të gjithëve grupeve që kemi nëpër Shqipëri. Vetëm ta shihnit mezi mbushej me frymë.

Ja bëra letrën menjëherë.

Por nuk iu lehtësua frymëmarrja. Lëre ata protestuesit në Unazën e Re në Tirane, ia kanë ngushtuar fare fytin. Mezi gëlltitet.

Kështu na duhet ndonjë gjë e shpejtë t'ia sjellim frymëmarrjen. Ku me mire se këtu mund t'ia plotësojmë dëshirën.

Hë burra jepini zgjidhje frymëmarrjes së liderit, Kryeministrit, mahbetçiut intelektual, Edit tonë të dashur.

Sandri e mbaroi fjalën i lehtësuar dhe piu një gllënjke ujë. Pas një pushimi disa sekondash ai foli sërish.

Edhe diçka do shtoja.

Ju e dini vetë tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco