‘Protestë’ gjatë rivarrimit të Mid’hat Frashërit: Babi atij balashit ka firmosur për pushkatime

‘Protestë’ gjatë rivarrimit të Mid’hat Frashërit: Babi atij balashit ka firmosur për pushkatime

19:05, 14/11/2018
A+ Aa A-

Rivarrimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit, u shoqërua sot dhe me incidente, pasi sipas informacioneve në varrimin e tij të gjithë të pranishmit ishin me listë.

Për të ndjekur nga afër këtë ceremoni, tentuan të futen dhe disa nga përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, parti të cilët e ka themeluar dhe drejtuar në vitet e para Mid’hat Frashëri, të cilët janë ndaluar nga rojet e sigurisë.

Përfaqësuesit e Ballit Kombëtar, janë përplasur dhe me rojet e sigurisë duke u thënë që ata do të bëjnë revoltë për të ndjekur rivarrimin e Frashërit.

'Ne do bëjmë revoltë bëni ca të doni. Hapuni se do futemi, po u them.

Ai balashi, i ati i atij ka firmosur kushedi për sa nga shtresa jonë.

Kushedi sa ka firmosur për t’u pushkatuar nga shtresa jonë. Ne nuk na lënë dhe vete ai që i ati i tij ka firmosur për të na pushkatuar', ka thënë një prej përfaqësuesve të Ballit për kryeministrin Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco