‘Bomba’ e Kotzias: Ushtria greke nuk njeh kufijtë e Shqipërisë

‘Bomba’ e Kotzias: Ushtria greke nuk njeh kufijtë e Shqipërisë

18:53, 14/11/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias vazhdon të jetë aktiv në jetën politike në Greqi, ndërsa nuk mungojnë edhe deklaratat e tij për çështjen e Shqipërisë.

Gjatë ditës së sotme ai ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kufirin shqiptar.

Gjatë një interviste në një radio greke, Kotzias u shpreh se ‘ushtria greke refuzon që të njohë kufijtë Greqi-Shqipëri.

Ushtria duhet që të bëjë disa veprime për të njohur kufijtë, por nuk i bën. Ka disa forca në Greqi që nuk i njohin protokollet e Firences, të Parisit dhe marrëveshjen e Helsinkit’.

Kotzias i referohet ligjit të luftës me Shqipërinë që Greqia e ka ende në fuqi dhe që duhet të hiqet nga Parlamenti grek apo me dekret presidencial.

Sa i përket vrasjes së Kostandino Kaçifas, ish-ministri Kotzias theksoi se ngjarje të tilla negative nuk duhet të lejohen të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco