FOTO/ Kryemadhi nga Durrësit: Politika e Rilindjes mbolli varfëri

FOTO/ Kryemadhi nga Durrësit: Politika e Rilindjes mbolli varfëri

18:52, 14/11/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Durrës.

Kryemadhi gjatë këtij takimi ishte e shoqëruar nga deputetët, Lefter Koka dhe Nora Malaj.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në të gjitha nivelet me partitë opozitare për çdo aksion kundër qeverisë Rama.

‘Opozita është e bërë bashkë kundër këtij kryeministri. Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në këtë vend. Rruga e vetme për largimin e Ramës është protesta mbarëpopullore,” u shpreh ajo.

Kryemadhi u shpreh se partia që ajo drejton është garancia për një Shqipëri më të mirë, larg krimit të organizuar dhe varfërisë.

‘LSI ka luajtur dhe një rol të veçantë për rininë dhe gruan. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas duhet të jenë imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar,” është shprehur kryetarja e LSI-së gjatë takimit me strukturat në Durrës.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco