Qeveria përjashtoi opozitën nga takimi në Bruksel, reagon Pollo: Frikë nga e vërteta

Qeveria përjashtoi opozitën nga takimi në Bruksel, reagon Pollo: Frikë nga e vërteta

18:41, 14/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i Komisionit të Integrimit në Kuvend është përjashtuar nga përfaqësimi bipartizan i Shqipërisë në Bruksel.

Skandali politik është denoncuar mbrëmjen e sotme nga Partia Demokratike.

Mazhoranca duke mos u ndjerë komode nga denoncimet e opozitës, duket se ka vendosur të mos e ftojë fare kreun e komisionit të Integrimit, deputetin e PD-së, Genc Pollo.

Ky i fundit në një deklaratë publike është shprehur se qeveria e Ramës shkel traditën e krijuar prej vitesh.

Reagimi i Genc Pollos:

Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësimit bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim europian.

Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e te tjerë, por pa kryetarin e këtij komisioni për Integrimin Europian, të cilit nuk ju dërgua ftesë.

Që në vitin 2011, Qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorance-opozite te anëtarësimit te vendit ne BE u kthye në tradite deri në nëntor 2017.

Ky gjest nuk është vetëm frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco