Zbulohen çmimet qesharake për kompensimin e banorëve të Unazës së re

Zbulohen çmimet qesharake për kompensimin e banorëve të Unazës së re

18:24, 14/11/2018
A+ Aa A-

Gazetari, njëkohësisht kryeredaktori i gazetës RD, Bledi Kasmi i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e SYRI.net, ka dhënë detaje se çfarë po ndodh në Unazën e re.

Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Kasmi është shprehur se është qesharak shuma e kompensimit që qeveria u ka propozuar banorëve të Unazës së re.

Sipas Kasmit, qeveria u jep 500 lek të vjetra për metër katror.

‘Banorët nuk tërhiqen nëse ata nuk kompensohen me çmimin e tregut.

A e dini se sa u ka dhënë çmimin për metër katror qeveria banorëve të zonës?

500 lekë metri katror, kur aty përballë në një pallat minimumi i çmimit të metrit katror është 600 euro.

Një familje që ka një shtëpi prej 100 metrash katrorë i bie të marrë 5 milionë lekë të vjetra. Ku mund të shkojë një familje me kaq para, ku mund të gjejë një banesë tjetër me kaq lek.

Vetëm qeraja e 1 viti është kaq’, tha Kasmi në studion e SYRI.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco