Dënimi i bandës së Shullazit, reagon edhe ambasadorja gjermane Schütz

Dënimi i bandës së Shullazit, reagon edhe ambasadorja gjermane Schütz

12:48, 14/11/2018
A+ Aa A-

Pas ambasadës së SHBA, edhe Ambasada e Gjermanisë në vendin tonë e ka përshëndetur dënimin nga Krimet e Rënda të grupit të strukturuar kriminal të Emiljano Shullazit.

Ambasadorja Susanne Schütz ka deklaruar se ‘e kam ndjekur me shumë vëmendje procesin ndaj pesë të pandehurve në çështjen Emiljano Shullazi dhe përshëndes faktin që tanimë është marrë një vendim në shkallë të parë. Vendimet e Gjykatës për Krimet e rënda të bëra të ditura ditën e djeshme tregojnë, që askush nuk qëndron mbi ligjin, sikundër nënvizojnë forcën e shtetit ligjor në Shqipëri.

Është e rëndësishme që drejtësia shqiptare të vazhdojë të veprojë kundër krimit të organizuar mbi bazën e ligjit dhe të drejtës. Përmirësimi i bilancit të sukseseve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga detyrat qendrore të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

edirama@gmail.com14/11/2018 13:14

Na plasi k...per bashkimin europian

Shto koment

Denonco