Pas dënimit të Emiliano Shullazit, ambasada amerikane ka një pyetje: Kush e ka radhën tani?

Pas dënimit të Emiliano Shullazit, ambasada amerikane ka një pyetje: Kush e ka radhën tani?

12:28, 14/11/2018
A+ Aa A-

Ekspertë të ambasadës amerikane kanë ndjekur nga fillimi deri ditën e djeshme kur u dha dënimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, procesin ndaj  Emiliano Shullazit dhe organizatës së tij kriminale. Gjithashtu edhe deklaratat e ambasadorit të mëparshëm Donald Lu dhe të vetë ambasadës kanë qenë të shumta, duke bërë “presion” që kjo bandë të marrë dënimin që i takon, pavarësisht nga ndërhyrjet e politikës apo shantazhet e kërcënimet ndaj prokurorisë dhe togave të zeza.

Pas mbylljes përfundimtare të këtij gjyqi të stërzgjatur për gati 2 vjet, ditën e sotme ka reaguar edhe ambasada amerikane, e cila përveçse e përshëndet, ka edhe një pyetje shumë të rëndësishme të cilën e ngre në emër të qytetarëve shqiptarë; Po tani kush e ka radhën?

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?”, thuhet në njoftimin e sotëm të dalë nga selia diplomatike më e rëndësishme në Tiranë.

Shullazi i akuzuar  si implikuar në veprimtari kriminale të gjobëvënies dhe kërcënimit është dënuar, me 14 vite burgim. Gjithashtu, treshja gjykuese dënoi me 12 vjet burg Gilmando Danin, nga 10 vite burgim për Endri Qyqen dhe Endri Zelën, ndërsa 9 vite burgim janë caktuar për Blerim Shullazin.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daj Jaku14/11/2018 16:33

    Saje Qorri dhe Vanxhuxh Dako, dy koqe të vegjël dhe ai ka** i gjatë në mes.

    Miu te kiu14/11/2018 16:17

    Lu po pi qumesht ne kazakistan.

    Loran 14/11/2018 13:20

    Rradhen e ka ambasadori Lu tani ska kush ta ket tjeter nese vertet do i te godisni krimin ????????????????

    etniteti14/11/2018 12:38

    SORROSI juaj

    Shto koment

    Denonco