Presion nga Policia mbi protestuesit, Balliu: Një thirrje për klikën mafioze Rama -Veliaj

Presion nga Policia mbi protestuesit, Balliu: Një thirrje për klikën mafioze Rama -Veliaj

11:56, 14/11/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, që po mbështet protestën e banorëve të Astirit dhe shoqërimet e tyre në Polici, tha sot “ Qeveria po sillet me protestuesit e Unazës së Re si regjimi komunist kur persekutonte dhe dënonte familjet shqiptare.

Ky është një presion, një film të cilin e kemi parë edhe më parë, në protestën e Kukësit, por as banorët nuk do të tërhiqen.

Sot në mëngjes është shoqëruar zoti Dorian Protoduari, i cili vjen nga një familje e persekutuar, e shpallur armike e komunizimit dhe si e tillë, regjimi komunist vrau dhe preu, internoi dhe burgosi familjarët dhe kur nuk u tërhoqën atëherë, nuk do të tërhiqen as sot.

Gjej rastin këtu të shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike për t’i mbështetur këta banorë në këtë kauzë të tyre të drejtë. I bëj thirrje Edi Ramës dhe Erion Veliajt, klikës mafioze Rama-Veliaj, të mos ushtrojnë presion ndaj qytetarëve, se kauza e këtyre qytetarëve është shumë herë më e pushtetshme se sa karriget e tyre, që dita ditës po u ikin këmbët.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco