Banorët e Unazës së Re ‘i bëjnë benë’ Erion Veliajt: Do të veshim me fustan

Banorët e Unazës së Re ‘i bëjnë benë’ Erion Veliajt: Do të veshim me fustan

20:27, 13/11/2018
A+ Aa A-

Banorët e zonës së “Astirit” te Unaza e Re vijojnë protestën kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre.

Protestën e sotme, u provokua edhe nga një “argument” më shumë, nga deklaratat fyese e kryebashkiakut ët Tiranës Erion Veliajt, ku i etiketoi protestuesit si “shpellarë”.

Gjatë protestës së sotme, një protestuese ka djegur fotografinë e kryebashkiakut, ndërsa paralajmëroi se, “Fotografinë e Erionit e dogja, nuk e dua më për kryetar bashkie, çe do, 5 vota nga shtëpia ime, dhe na nxjerr rrugëve. Do të protestojmë deri në vdekje, atje brenda le të më zërë, deri në fund”.

Një tjetër protestues i irrituar ka “kërcënuar” dhe paralajmëruar kryebashkiakun, kur u shpreh se, “Do të veshim me fustan siç bëmë me Damian Gjiknurin mbrëmë... Eja, eja këtu bashkë me ne”.

Protesta e sotme e banorëve të zonës së “Astirit” te Unaza e Re ka përfunduar pas rreth dy orësh.

Banorët kanë njoftuar se protesta e radhës do të mbahet nesër në orën 17:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco