VIDEO/ Protesta te Unaza e Re, deputetët e PD: Veliaj i vetmi shpellar, Rama të zbresë nga avionët të flasë me banorët

VIDEO/ Protesta te Unaza e Re, deputetët e PD: Veliaj i vetmi shpellar, Rama të zbresë nga avionët të flasë me banorët

18:55, 13/11/2018
A+ Aa A-

Banorët e Unazës së re vazhdojnë protestën e tyre.

Në protestën e sotme, ata kanë edhe mbështetjen e deputetëve të PD-së.

“Ne do të jemi pranë qytetarëve. Veliaj është i vetmi shpellar në Tiranë. Veliaj sot ishte i trembur nga protestat e banorëve. Sot Veliaj dëshmoi se nuk është kryebashkiaku i gjithë qytetarëve të Tiranës. Ai sot dëshmoi se është kryebashkiak i oligarkëve. PD nuk ëhstë kundër asnjë projekti zhvillimi, ama nuk është pro projekteve klienteliste. Asnjë qytetar asnjë banor i kësaj zone nuk duhet të nxirret nga shtëpia pa u dëmshpërblyer 100 për qind. Veliaj dhe Rama janë në shkelje flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës”, u shpreh deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

Ndërkohë, deputeti  Klevis balliu, në mbështetje të banorëve u shpreh midis të tjerave se, “të bashkohemi në këtë protestë të këtyre banorëve, që po ngelen pa shtëpi. Boll me mashtrime me qira, jo jë vit, jo dt, jo tre. Vetëm dëmshpërblim për këta banorë. Kryeministri të vij të flasë për gjetjen e zgjidhjeve, jo të bredhë me avionë provat”.

Nga ana e tyre banorët shprehen të vendosur për protestat e tyre, deri sa qeveria të mos pranojë të falsë me ata.

“Po erdhi fadroma, ne do të jemi të gjithë te shtyp[ia e parë, për të mos lejuar prishjen, pa u dëmshpërblyer”, shprehen ata.

Disa nga parrugat e banorëve sot, janë , “duam pronat tona”, “shtëpitë tona do ti mbrojmë me trupat tanë”...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edi i di te gjitha. Mos e kompliko. Per me teper i13/11/2018 19:04

A mor bir te ishin te gjithe me fat si puna jote. Deputet brenda nates. Sa qef te jesh i pasur

Shto koment

Denonco