Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Zbulohet mesazhi kërcënues i Arben Ndokës për Ramën: Unë në burg, ti ...

Zbulohet mesazhi kërcënues i Arben Ndokës për Ramën: Unë në burg, ti ...

14:34, 13/11/2018
A+ Aa A-

Edi Rama, krahas opozitës që e akuzon përditë për lidhjet me krimin, do të duhet të përballet edhe me mesazhet publike që i vijnë nga të burgosurit, disa prej të cilëve edhe për përfshirje në organizata kriminale.

Paraditen e së Martës, Altin Avdyli, i konsideruar si një ndër drejtuesve të bandës kriminale të Shijakut, deklaroi para medias ‘Rroftë Partia Socialiste, rroftë Dako, aty i qaj hallet’.

Kjo thirrje, e realizuar pak para nisjes së seancës në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, nuk është thjesht një mesazh për konsum mediatik-ajo është më shumë një mesazh, drejtuar kryeministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që, nëse nuk i nxjerrin nga burgu, ata do të flasin për lidhjet e tyre me pushtetarë.

Në mënyrë të njëjtë, por pa bujë, mesazhe të ngjashme i ka dërguar nga burgu Edi Ramës edhe Arben Ndoka.

Ish-deputeti i Lezhës, aktualisht i arrestuar në kuadër të hetimeve për grupin Avdulaj, e konsideron Edi Ramën si përgjegjësin për prangosjen e tij.

Nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, Arben Ndoka ia ka bërë të qartë kryeministrit se, sa më shumë që ai do të qëndrojë në burg, aq më shumë do të shtohen shanset që ish-deputeti të tregojë për lidhjet e Edi Ramës me grupe kriminale.

Pak javë më parë, Rexhep Rraja, djali i deputeti socialist të Krujës, Rrahman Rraja, me pranga në duar i përcolli një mesazh publik kryetarit të opozitës, Lulzim Basha:

‘Do e shohi Basha se si do të dalë në zgjedhjet në Krujë’, deklaroi para medias djali dhunues i deputetit.

Por, më shumë se sa për Bashën, mesazhi ishte për Edi Ramën, për të cilin familja Rraja dhe vetë djali dhunues, janë angazhuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat për të siguruar vota për Partinë Socialiste.

/Boldnews.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz13/11/2018 14:53

Ekane zanot te vjeter bajgat e partise Siciliste, edhe ne kohen e enver dylberit keshtu dhoshin partia ime me arreston.

Shto koment

Denonco