'Te PS qajmë hallet', 'bomba' e kreut të organizatës Avdyli, përpara ekspertëve amerikanë dhe gjermanë

'Te PS qajmë hallet', 'bomba' e kreut të organizatës Avdyli, përpara ekspertëve amerikanë dhe gjermanë

12:14, 13/11/2018
A+ Aa A-

Deklarata “bombë” e Astrit Avdylit në seancën e parë gjyqësore ndaj organizatë kriminale që sipas prokurorisë shqiptare ai drejton është bërë në prani, edhe të ekspertëve antikrim amerikanë dhe gjermanë, të cilët po monitorojnë këtë proces në Gjykatën e Apelit te Krimet e Rënda, raporton Syri.net

Mësohet se në seancën që po zhvillohet te Krimet e Rënda janë të pranishëm dhe ekspertë amerikanë e gjermanë, që po monitorojnë me përparësi këtë proces i cili duket se po shndërrohet me shpejtësi edhe në politikë. Astrit Avdyli me plotë gojë thirri në prani të prokurorëve, gjyqtarëve dhe të ekspertëve antikrim të huaj; Rroftë Vangjush Dako, Rroftë Partia Socialiste, i kam miq, aty qaj hallet!

Goditja përfundimtare e organizatës Avdyli u bë pas dy vitesh hetim nga ana e shërbimeve gjermane dhe agjentë të DEA-s amerikane, me finalizim shkatërrimi i laboratorit të heroinës në Has, që çoi më pas kapjen e shumicës së anëtarëve të bandës në Shijak, Lezhë dhe gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco