Pse ‘i shiti’ kreu i organizatës së Shijakut Avdyli, Vangjush  Dakon dhe Edi Ramën

Pse ‘i shiti’ kreu i organizatës së Shijakut Avdyli, Vangjush Dakon dhe Edi Ramën

11:47, 13/11/2018
A+ Aa A-

Deklarata shokuese e një prej krerëve të organizatës së madhe kriminale, që shtrinte veprimtarinë e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve të Europës, duket se ka ardhur pas braktisjes që i është bërë kësaj bande, nga kumbari i tyre Vangjush Dako dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste. Burime për “Syri.net” kanë konfirmuar, se vëllezërit Avdyli kanë kërkuar që të mbrohen prej partisë në pushtet, por kopsitja e dosjes së tyre prej shërbimeve të huaja, ka bërë që këta të fundit “të bëjnë sikur nuk i njohin”.

Deklarata e Astrit Avdylit në seancën e parë, përveçse ka qenë shenjë e hakmarrje për këtë braktisje, duket se është edhe një paralajmërim i frikshëm për vetë Edi Ramën; Nëse nuk na mbroni do të tregojmë gjithçka…

Përveç të tjerave ajo që ra në sy në këtë seancë ishte edhe mungesa e dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, të cilët bashku me 22 anëtarët e tjerë të grupit të Shijakut dhe Lezhës kërkojnë lirinë sot në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. 

Nga 24 të pandehurit që kërkojnë lirinë në Apel ishin të pranishëm vetëm 16 prej tyre, kurse  8 mungojnë, mes tyre edhe 2 ish-deputetët e PS, Ndoka dhe Çuko, që  përfaqësohen nga avokatët.

Të arrestuarit që ndodhen në burg pas operacioni “Vol-Vo 4”
Arben Çuko
Arben Ndoka
Hajri Seferi
Jasin Kala
Shkëlqim Avdyli
Astrit Avdyli
Saimir Gjepali
Artur Balla
Paulin Simoni
Altin Avdyli
Jasin Avdyli
Fatos Llaftiu
Bledi Ndoka
Denis Llaftiu
Esat Mehmeti
Saimir Sulejmani
Elis Guri
Ilirjan Prifti
Ardit Gjyriqi
Petro Kuçi
Elton Shehaj
Gjevi Ndoka
Armand Spiro

Arrest shtëpie
Bledar Koci
Lule Zeneli
Luigj Paloka
Kol Lleshi
Zef Ndoka
Vasil Nika
Genc Zeneli
Vlash Gazulli

Detyrim paraqitje
Mimoza Ndoka
Marjeta Përskura

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco