`Të kthehemi në Atdhe, jo për nuse e dhëmbë të rinj, por për të rrëzuar hajdutërinë!`

`Të kthehemi në Atdhe, jo për nuse e dhëmbë të rinj, por për të rrëzuar hajdutërinë!`

11:03, 13/11/2018
A+ Aa A-

Genc Sejko prej kohësh është kthyer në “yll” të rrjetit, nëpërmjet fotomontazheve (meme) me mesazhe të forta politike, të cila herë të bëjnë të qeshesh, herë të mendohesh, e shumicën e rasteve të dyja bashkë. Krijimtaria vullnetare e emigrantit që prej shumë vitesh jeton dhe punon në Britaninë e Madhe është bërë lëndë e parë e suksesshme, për të gjithë mediat online shqiptare.

Nga ana tjetër edhe “tmerri” i politikanëve, të cilët e gjejnë veten në këto meme sarkastike, ashtu siç nuk do tu pëlqente kurrë. Kjo është arsyeja që Sejko është hedhur në gjyq nga politikanë shqiptarë, por kjo nuk e ka penguar të vazhdojë misionin e tij denoncues për çdo fenomen të shëmtuar dhe qesharak të politikës shqiptare, pa dallim.

Së fundmi Sejko duket se ka kuptuar që për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar dhe të kriminalizuar, nuk mjaftojnë vetëm memet dhe komentet në Facebook. Prandaj ai ka ndërmarrë një nismë, duke u bërë thirrje emigrantëve që të kthehen për festat e fundvitit në atdhe dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë këtu,  të mblidhen përpara kryeministrisë për të protestuar, siç shkruan ai, “kundër keq-qeverisjes, kriminalitetit, korrupsionit dhe arrogancës”.

Ja postimi i plotë i Genc Sejkos për protesta kundër qeverisë së krimit dhe korrupsionit 

Unë dhe miku im Leandër Prifti kemi vendosur që pushimet e fundvitit t’i kalojmë në Shqipëri. Duke qenë se vijmë nga Britania e Madhe dhe duke qenë se nuk kemi nevojë të martohemi (pasi kemi mbaruar punë) e as dhëmbë për të rregulluar, vendosëm që: pushimet t’i kalojmë duke protesuar para kryeministrisë. Ftojmë bashkatdhetarët tanë që jetojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë që të mbidhemi të gjithë e të protestojmë kundër keq-qeverisjes, kriminalitetit, korrupsionit dhe arrogancës. Data dhe ora e protestës do te konfirmohet së shpejti. Të interesuarit të komentojnë këtu jo në inbox. Nëse nuk ke guxim të komentosh, nuk ke guxim të protestosh.

 P.S Nëse nuk del askush do dalim unë e Landi. E nëse nuk del Landi, do dal vetëm!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Daku14/11/2018 18:47

    Dhe une shume dakort

    Dilo13/11/2018 14:34

    Lum ajo nene qe te ka dhene gji ! Ky popull dele i Tiranes duhet te ngrihet i pari si ne cdo kryrqytet ne bote. Po nuk u ngrit Tirana kush do ngrihet ? Ngrihu o popull i ledhatuar i Tiranes se na mbyten drogaxhinjte e Rames

    t13/11/2018 13:15

    Me ne fund per thirrjre tilla ka nevoje ky popull dhe jo te tipit: "une i mbledh 10 mije protestues por nuk me len trump e merkel te rrexoj edin". Perpara se te protestohet ne dhjetor per rrezimin e rames,demokratet kane detyre te rrezojne lulin e te zgjedhin nje tjeter pa lidhje me te kaluaren dhe i gatshem per sakrifice,sepse koha po tregon se ky ferr qe ka pushtuar vendin ,nuk zhduket pa sakrifica

    Ajo13/11/2018 12:52

    Ju lumte Z.Sejko! Do deshiroja me gjithe zemer te isha edhe une bashke me ju duke protestuar kunder qeverise se krimit, vjedhjes dhe zvetenimit moral, por jetoj larg ne SHBA dhe nuk mundem dot te jem ne atdhe per festat e fundvitit. Por me zemer jam me ju, jam me gjithe ata shqiptare fatkeq qe sinqerisht nuk arrij dot ta kuptojne se si durojne ende poshterimin dhe varferimin ekstrem. Shpresoj se kur te vij per vizite ne vendim tim veren e vitit tjeter, Shqiperia te jete cliruar nga klika mafioze dhe te futet ne rrugen e pastrimit si te klases politike, por edhe te masave popullore nga lidhja me krimin dhe antiligjin. Shqiperia ka nevoje urgjente per nje rinjohje te vlerave morale, etike, kulturore dhe patriotike! Familja shqiptare, si qeliza esenciale e shoqerise, po peson shperfyterime morale. Shqiptaret kane nevoje te rigjejne vlerat morale dhe qytetare! Nese arrihet te shendoshet famijla, institucionet e edukimit, artit dhe media, shansi per te patur ne krye te vendit monstra si Rama do te zvogelohen shume! Mos harroni se ishte vota e shqiptareve, qe megjithese kishin njohuri se kush ishte Edi Rama, perseri e votuan dhe i la ne dore fatet e vendit. Dhe ky eshte problemi dhe mekati kolektiv!

    Maku13/11/2018 12:05

    Shune dakord me nismen e giximeshme

    Shto koment

    Denonco