Basha: Unë nuk do të bëj Spartakun, por do ndjek rrugën europiane për të nxjerrë vendin nga e keqja

Basha: Unë nuk do të bëj Spartakun, por do ndjek rrugën europiane për të nxjerrë vendin nga e keqja

00:26, 13/11/2018
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka treguar opsionet e tij dhe të Partisë Demokratike për nxjerren e vendit nga kriza. I ftuar në emisionin 360 gradë Basha pohoi se ai do ndjekë modelin evropian për nxjerrjen nga kriza dhe zhvillimin e Shqipërisë.

Basha gjithashtu pohoi se ai nuk do bujë, por ai po ndërgjegjëson shqiptarët se Partia demokratike ka një platformë evropiane që do nxjerrë vendin nga e keqja .

Ballkani ka njohur shumë liderë që kanë ardhur me poezi për të çliruar popullin e tyre dhe ia kanë vënë shkelmin në fyt. Nuk ka shpëtim poezia. Politika duhet të funksionojë me mëndje, në mënyrë racionale, me zgjidhje. Kështu funksionon në Europë.

Nuk ke ti në Europë njerëz që vijnë si heronj dhe ikin me gjak. Ke politikanë që vijnë me platform dhe ikin pa bujë si Angela Merkel. Tani nëqoftëse do tek unë një njeri që të bëjë Spartkun, çlirimtarin dhe pastaj të vi njësoj si ky e të vjedh edhe kacidhen e fundit e të ulet nga mëngjesi deri në darkë me kriminelë kjo nuk ka për të ndodhur.

Unë përfaqësoj një model të ri për Shqipërinë por as pak për Europën; modelin europian dhe unë jam i vendosur ti ndërgjegjësoj shqiptarët që rruga për të dalë nga e keqja është rruga europiane. Rrugët e tjera i kemi provuar dhe ja ku kemi përfunduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ay13/11/2018 08:50

Luli vazhdo bej ate qe ke bërë këto vite, bashkepuno me ramën e kap nëj copë qyl deri sa ta shkatërrosh përfundimisht PD. Mjerë ata që janë qorra e nuk shohin ë kuptojnë që rama po rri për 7 palë qejfe në pushtet se nuk ka opozitë dhe nëse nuk ka opozitë gjejeni kush e ka fajin...... Vetëm mos thoni populli

Shto koment

Denonco