Basha: Kush e rrëzon Ramën dhe cili është roli i opozitës

Basha: Kush e rrëzon Ramën dhe cili është roli i opozitës

23:44, 12/11/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka dhënë sonte, dy alternativa se si mund të rrëzohet kryeministri Edi Rama nga pushteti.

Sipas Bashës, populli e ka në dorë rrëzimin e në qeveria, më çdo lloj mënyre, ndërsa opozita ka në dorë vetëm votën e lirë.

“Një parti politike mund të vijë në pushtet vetëm nëpërmjet votës së lirë të qytetarëve. Kjo është bindja ime e thellë dhe vlera për të cilën unë qëndroj. Rrëzimin e një kryeministri, legjitim apo ilegjitim, e ka në dorë populli. Populli mund ta rrëzojë me çdo lloj mjeti një qeveri, ndërsa mua si parti politike më është dhënë vetëm një rol, të ndërgjegjësojë qytetarët për gjendjen, për rrezikun dhe tu japë alternativën, rrugën e shpresës, rrugën e daljes nga kjo gjendje. Këto janë detyra shumë të vështira, të cilat PD po i kryen dhe do të vazhdojë ti kryejë me përkushtim të madh ndaj interesit të njerëzve, jo thjesht si një axhentë politike, ndërsa rrëzimi i një kryeministri, kushdo qoftë ai, pa votë, është një atribut i popullit”, u shpreh Basha në intervistën e emisionit “360o”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco