Basha: Kjo do të jetë e vetmja gjë që do bisedoj me Ramën

Basha: Kjo do të jetë e vetmja gjë që do bisedoj me Ramën

22:51, 12/11/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, tha se i vetmi dialog mes tij dhe Ramës do të jetë data kur ai do të largohet.

I ftuar ne emisionin ‘360gradë’ Basha tha se nuk mund të bisedohet më politikisht që ka futur kriminelë në politikë dhe po u shkatërron jetën dhe shtëpitë qytetarëve shqiptarë.

Pjesë nga intervista:

Basha: Në kuptimin politik jam gati të merrem me të dhe mund tu them që kemi të bëjmë me një njeri të rrezikshëm për bashkëjetesës demokratike, që kërkon të bëjë gjithçka, të shkatërrojë gjithçka, të shkatërrojë simbole kombëtare, të shkatërrojë shtëpi qytetarësh. Nesër mund të fusë vendin në luftë për të ruajtur pushtetin e vetë.

Pyetje: po nesër do të uleni në një tavolinë me këtë njeri të rrezikshëm të bisedoni politikisht?

Basha: Po si mund të bisedohet politikisht me një njeri i cili e ka braktisur politikisht këtë vend tash 5 vjet.

Pyetje: Pra dialog politik nuk do të ketë?

Basha: Do të ketë dialog politik për datën e largimit të tij.

Pyetje: Kjo do të thotë që të merrni zgjedhjet në tavolinë?

Basha: Absolutisht jo. Do ti rikthejmë shqiptarëve të drejtën për të zgjedhur të lirë të pandikuar nga bandat kriminale që janë shtabet e vetme të rilindjes.

Pyetje: Si do ta bëni këtë?

Basha: Do ta bëjmë fare qartë. Qëllimi ynë është që ne të rikthejmë në Shqipëri garën e ideve. Platformën e ideve midis të djathtës dhe së majtës. Kjo kalon me pasjen përballë të një kundërshtari politik të majtë socialist, të zotë, ideologë, profesionistë. Me Partinë Socialiste ne duam një garë të ndershme elektorale dhe ne po punojmë që shqiptarët të shohin një garë të ndershme midis partive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t13/11/2018 00:29

Ate garen e ndershme elektorale ta shohim ne ëndër ,po qe ne krye te ps ramziu,dhe ne krye te pd lulziu.

Daj Jaku12/11/2018 23:34

Bla bla bla llap llap llap. Si nuk di të bëjë asgjë tjetër ky njeri bosh? EDrama vidh e vrit e shkatërro, ky bufon bën platforma. Mjerë populli.

Shto koment

Denonco